E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbetesit e matures dalin datat e provimit te vjeshtes

Maturantët mbetës do t’i rinënshtrohen provimeve në muajin shtator. Ministria e Arsimit për 6 mijë maturantët ka publikuar dhe datat, sipas lëndëve dhe në 9 shtator do zhvillohet ritestimi i gjuhës dhe letërsisë, në 13 ai i matematikës dhe në 17 shtator ai i lëndëve me zgjedhje. Në këto provime do të hyjnë jo vetëm mbetësit, por dhe ata që për arsye të ndryshme nuk kanë marrë pjesë farë në provimet e maturës.

MASH i kërkon maturantëve të bëjnë kujdes dhe nëse marrin notë kaluese, ata do të kenë shansin të jenë në auditoret e universiteteve. Këtë vit pas disa vitësh ndërprerje numri i madh I maturantëve ngelës detyroi Ministrinë e Arsimit të rikthente sezonin e provimeve të vjeshtës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›