Aksion në Itali, kapen 100 kg kokainë të një organizate që drejtohej nga shqiptarë

Firence,
5 shkurt, NOA - Mbi 100 kilogramë kokainë u kapën gjatë një operacioni droge të
kryer nga forcat italiane të Guardia di Finanza në qytetin Firence të vendit
fqinj. Lajmi konfirmohet nga mediat italiane, sipas të cilave përmes këtij
aksioni u shpërbë një organizatë ndërkombëtare e trafikut të drogës që
drejtohej nga shqiptarë, shoqëruar me 32 arrestime.
Bëhet me dijeni se kjo organizatë vepronte kryesisht
në qendër dhe veri të Italisë dhe aksioni për kapjen e krerëve të saj u krye në
provincat e Firences, Pratos,
Carraras, Brescias, Monzas, Modenas, Bergamos, Vicenzas dhe Romës.
Droga
mbërrinte në Europës veriore dhe Spanjë duke nisur nga Italia dhe pasi të hidhej në treg, mësohet se kjo organizatë kriminale do të kishte
një fitim prej 18 milionë eurosh.
n.e/NOA