Policët i rrahin në rrugë, shtrohen në spital

Elbasan, 5 shkurt, BOA Konfliktohen me
forcat e policisë dhe i plagosin rëndë deri në atë gjendje sa për ti shtruar në
spital.
Fjala është për dy drejtues automjetesh, bashkë
me pasagjerët e tyre, të cilët jo vetëm që nuk u janë bindur urdhrave të dhëna
nga patrulla e policisë, por i kanë sulmuar fizikisht ata.
Ngjarja konfirmohet për agjencinë e Lajmeve
NOA nga burimet policore të Elbasanit sipas të cilave ajo ka ndodhur në aksin
rrugor Elbasan-Metalurgji, konkretisht në vendin e quajtur karburanti Taçi-Oil.
Sipas detajeve, thuhet se patrulla e policisë që
përbëhëj nga punonjësit me inicialet I.L, A.K dhe E.Z, i ka dhënë shenjën e
ndalimit mjetit tip Benz veturë me targë EL 8512 B dhe mjetit tjetër tip Benz veturë
me targë CK 51 FPC.
Por të dy drejtuesit e mjeteve së bashku me pasagjerët
e tyre kane dalë menjëherë nga mjetet e tyre duke ofenduar e goditur me mjete të
forta punonjësit e policisë të cilët kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të
trupit dhe aktualisht ndodhen për kurim në spitalin kirurgjik të Elbasanit.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave
të ngjarjes, ndërsa mësohet se autorët e saj janë Saimir Sula,vjeç 32, banues në
qytetin e Elbasanit; Ismail Korra, vjeç 45; Gazmir Pisha, vjeç 34 dhe Agron Pisha, vjeç
32; që të tre këta të fundit banues ne fshatin Katundi i Ri të Elbasanit.
n.e/NOA