E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënë e bijë gjenden të vdekura në trotuar, dyshohet hedhja e tyre nga ballkoni

Kavajë, 5 shkurt, NOA Një ngjarje e rëndë ka
ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë, ku në një nga trotuaret e këtij qyteti janë
gjendur të vdekura një grua dhe vajza e saj.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore për agjencinë
e Lajmeve NOA, sipas të cilave nga ekspertët në vendngjarje u konkludua se
viktimat janë 22-vjeçarja Irma Daullja dhe vajza e saj e mitur me iniciale V.D,
2 vjeçe.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti grupi
hetimor ku aktualisht është duke kryer veprimet e para hetimore duke
administruar të gjitha provat me synim sqarimin e rrethanave dhe motivet që kanë
çuar në këtë ngjarje tronditëse.

Paraprakisht dyshohet se 22 vjeçarja është
hedhur së bashku me vajzën e saj 2-vjeçare, nga tarraca e katit 8 të pallatit
ku banonin. 

Grupi hetimor po ngre pistën e një vetëvrasje,
pasi ekspertët mjeko-ligjorë konfirmuan se viktimat nuk kishin shenja dhune në
trup.

Aktualisht, ekspertët janë duke marrë
deklarimet e bashkëshortit dhe të afërmve të viktimave në lidhje me sqarimin e
rrethanave të kësaj ngjarje, ndërsa materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme
prokurorisë së Kavajës.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›