Vodhi një shtëpi private, kapet i dyshuari i shpallur në kërkim

Shkodër, 5 shkurt, NOA - Forcat e policisë së
Shkodrës kanë mundur të kapin në flagrancë një person i cili ishte shpallur në
kërkim pasi dyshohet se është autori i vjedhjes së një shtëpie private. Lajmi
konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni se
personi i ndaluar është Artur Fraketi, vjeç 34, lindur dhe banues në qytetin e
Shkodrës, i dënuar më parë për veprën penale të "Vjedhjes". Mësohet se ky person ka qenë i shpallur në kërkim
nga policia për arsye se ndaj tij rëndon një vendim gjykate me tre muaj burgim
pasi më datën 25.01.2007 ka vjedhur me thyerje një banese private në qytetin e Shkodrës.
Nga ana e policisë u kryen veprimet e duhura
proceduriale dhe materialet në ngarkim të Fraketit iu kaluan prokurorisë së Shkodrës
për veprën penale të Vjedhjes.
n.e/NOA