E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanosi me pistoletë një person në shtëpi, arrestohet nga policia

Tiranë, 5 shkurt, NOA Kanosi me pistoletë një
person, kapet nga policia. Fjala është për 22-vjeçarin Ermal Qyshka, lindur dhe
banues në Tiranë, i cili është arrestuar nga forcat policore të kryeqytetit në
rrugën Gjon Buzuku. Mësohet se për motive të dobëta ai ka kanosur me pistoletë
në shtëpinë e tij 63-vjeçarin Mefail Duka, banues në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes u kryen veprimet proceduriale,
ku u bë e mundur gjetja e armës pistoletë tip Bereta dhe 120 fishekë mod.56,
3 maska si dhe 2 copë paruke, të cilat autori i ngjarjes i kishte fshehur në shtëpinë
e Dukës.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave
të ngjarjes, ndërsa materialet do ti kalojnë prokurorisë, për veprat penale të
Kanosjes dhe Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e
municioneve, parashikuar nga nenet 84 dhe 278/b,c të Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›