E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojëra fati pa dokumentacion, nis procedimi ndaj 3 personave

Korçë, 5 shkurt, NOA Prokuroria e Korçës ka
nisur procedim penal ndaj tre personave nën akuzën e kryerjes së veprës penale
të Organizimit të Llotarive të palejuara, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.
Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime zyrtare, duke saktësuar se të proceduarit
janë Grenaldo Mançi, Julian Mançe dhe Feliks Zemalak, që të tre banues në
qytetin e Korçës.

Kjo pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në mjediset
e lokaleve të tyre iu janë gjetur aparate lojërash fati, të pashoqëruara me
dokumentacionin përkatës si edhe aksesorët e tyre gjithashtu të parregullta.

Këto mjete u janë sekuestruar në cilësinë e
provës materiale, ndërsa materialet përkatëse do ti kalojnë prokurorisë për
hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›