Kapen dy kosovarë, donin të kalonin kufirin me letra false

Durrës, 5 shkurt, NOA Dy kosovarë janë kapur
në flagrancë nga forcat kufitare të portit të Durrësit, ndërsa tentonin të
kalonin këtë kufi detar me dokumenta false. Bëhet me dijeni për agjencinë e
Lajmeve NOA se dy të ndaluarit janë përkatësisht Ekrem Krasniqi, 31 vjeç, lindur dhe banues në
Podujevë dhe Denis Altan, 33 vjeç, lindur e banues në Prizren. I pari mësohet
se është kapur duke tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë me një nga
tragetet e linjës Durres-Bari duke përdorur për udhëtim një pasaportë belge,
një letërnjoftim belg dhe një dëshmi aftësie për drejtim automjeti në emër të
tij, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Edhe Altan u arrestua për disponimin e të
njëjtave dokumenta, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Policia kufitare kreu sekuestrimin e
dokumentave të përdorura nga këta dy persona dhe materialet për veprat penale
të Falsifikimit të dokumentave e falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave
apo vizave dhe iu kaluan prokurorisë së Durrësit.
n.e/NOA