“Milan Camp Junior” zgjedh 5 më të mirët
Dean Lici, Mikel Brahlika, Erli Çupi, Alketo Gjipali e Andriko Gurma.
Këta janë pesë fatlumët e përzgjedhur midis 350 fëmijëve për të marrë pjesë në “show”-n e madh të “San Siros” në muajin shtator, ku do të përfaqësojnë Shqipërinë e ku do të jenë të pranishëm përfaqësues nga 48 vende të botës, që kanë organizuar “Milan Camp Junior”. Pesë fëmijë të talentuar nga disa rrethe të Shqipërisë dhe që kanë bërë realitet një ëndërr të madhe. Të veshin fanellën e famshme kuqezi e të jenë pjesë e Milanit. Andriko Gurma është përzgjedhur nga stafi teknik prej 13 trajnerësh italianë si lojtari më i mirë i “Milan Camp Junior Tirana”, duke “pronësuar” edhe bluzën origjinale me numër të firmosur nga vetë kapiteni legjendar i Milanit, Paolo Maldini. “Kapiteni i Milanit, Paolo Maldini, i uron mirëseardhjen në Milano më të mirit të ‘Milan Camp Junior Tirana’ dhe iu uron atyre të bëhen futbollistë profesionistë”, - përcolli fjalët e Maldinit, Marko Skembri, menaxheri i përgjithshëm i “Milan Camp Junior” kudo në botë. “Ishte një nga kampet më të bukura që kemi organizuar në Evropë. Entuziazëm i madh, pjesëmarrje e madhe, fëmijë të shkëlqyer. Ishte vërtet një kënaqësi, por dhe një afrim midis kulturës italiane dhe asaj shqiptare”, - thotë Marko Skembri, menaxheri i përgjithshëm i “Milan Camp Junior” kudo në botë. Kompania më e madhe shqiptare e telefonisë celulare, AMC, një nga sponsoret e “Milan Camp Junior Tirana” dhe që kishte sjellë përmes saj 90 fëmijë, në këtë aktivitet dhuroi për 10 fëmijë një çantë. “Paketa kishte dhurata brenda një telefon ‘Nokia’, numër ‘Albakarta’ e ‘What’s up”, u shpreh përfaqësuesi i AMC-së, Jorgos Papadakis. Trajneri i njohur i moshave pranë klubit Dinamo, Aleko Bregu, thotë se “Milan Camp Junior” nuk ishte vetëm një eksperiencë e bukur për fëmijët, por dhe për trajnerët shqiptarë, pavarësisht se ata shërbenin edhe në rolin e përkthyesit dhe koordinatorëve midis trajnerëve italianë e fëmijëve. “Eksperienca ime ishte e mrekullueshme, pasi pamë disa gjëra të reja, sidomos në trajtimin e punës me fëmijët. Trajnerët italianë u përqendruan më shumë te psikologjia e punës me fëmijët, duke i lënë ata të lirë të shpreheshin, për të parë sesi reagonin në ushtrime e pa ndihmën e trajnerit, duke mos i automatizuar veprimet, por duke i lënë rrugë më shumë iniciativës e krijimtarisë së vetë fëmijëve”. “Mikel Brahlika është një nga djemtë që e kanë justifikuar punën në akademi dhe që ka qenë shumë i avancuar përsa i përket nivelit teknik dhe ushtrimeve koordinuese. Është një djalë inteligjent dhe me bonsens për futbollin, çka e bëri atë të dallohej edhe nga stafi i Milanit. Të përzgjidhesh ndër pesë më të mirët është jo vetëm një fat për Mikelin, por dëshmon edhe nivelin e seriozitetin e përgatitjes në akademinë tonë”, nënvizon Eduard Zhupa, ish-zëvendëstrajner i ekipit kombëtar U-21 dhe drejtor i akademisë “Zhupa”.
“Është kënaqësi të jesh promotori i talenteve”
Mjaft i emocionuar është shfaqur në fund të këtij aktiviteti edhe njeriu që bëri të mundur ëndrrën e shumë fëmijëve shqiptarë për t’u provuar nga Milani. “Është një emocion i madh, teksa sheh këta fëmijë që mbajnë veshur fanellën e një prej skuadrave më të mëdha e prestigjioze në futboll, siç është Milani. Personalisht, të jesh promotori i këtij aktiviteti dhe i së ardhmes së pesë fëmijëve çdo vit është një kënaqësi e madhe”, - tha Rezart Taçi, presidenti i kompanisë “Taçi Oil International”, sponsorit zyrtar të aktivitetit. Lideri i karburanteve në Shqipëri dhuroi për 13 trajnerët edhe kupën simbol të kompanisë, një dhuratë që kushtonte gati 1500 euro.