E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksion për abuzuesit e kromit

 

BULQIZE – Policia e Dibrës nis aksion në Bulqizë për të shmangur konkurrencën e pandershme të kromit. Ajo bllokoi dje 12 kamionë të mbushur me krom, për të cilët nuk kishte dokumentacion të rregullt shoqërues, ndërsa arrestoi një person, me akuzën e vjedhjes dhe falsifikimit të dokumenteve. Albert Peti është vënë dje në mëngjes në pranga, gjatë këtij aksionit. Burime të policisë pohojnë se Peti dhe ortakët e tij ishin vënë në survejim pas ankesave të shumta të firmave private se ato gjatë natës vidhnin kromin e tyre me presion dhe dhunë. Policia rajonale ka marrë masa, duke ngritur postblloqe në rrugën nga Qafa e Buallit e deri tek zona “D” ku makinat mbusheshin me krom dhe dërgoheshin drejt Durrësit. Operacioni është mbajtur sekret nga drejtuesit e policisë Dibër dhe efektivat derisa në të gdhirë të ditës së djeshme janë bllokuar 12 mjete të tonazhit të lartë, të cilat transportonin afro 400 tonë krom të cilësisë së lartë. Drejtori i Policisë së Qarkut Dibër, Ilia Nase tha se aksioni u krye për të ndalur abuzimet. h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›