Qytetarët jashtë fokusit të opozitës dhe qeverisë
Musa Ulqini
Nëse ndjek me vëmendje atë çfarë ndodh në jetën e përditshme, raportimet e medias, deklaratat e selive të Qeverisë dhe opozitës si dhe reagimet e ndërkombëtarëve të duket sikur bashkëjetojnë me njëri-tjetrin tre Shqipëri të ndryshme. Në fakt, Shqipëria e qytetarëve, Shqipëria e pushtetarëve dhe Shqipëria e opozitës janë tre realitete të ndryshme. Edhe axhendat e përditshme edhe fokusi i tyre janë të ndryshme. Të tjera shqetësime kanë qytetarët në jetën e përditshme, me të tjera probleme merret qeveria dhe të tjera angazhime ka opozita.
Problemi i qytetarëve, rënia e nivelit të jetesës
Padyshim shqetësim kryesor i shumicës së qytetarëve është rënia e nivelit të tyre të jetesës. Kush më shumë e kush më pak e ndesh çdo ditë këtë realitet.
E ndesh atë kur konstaton rritje të çmimeve të mallrave e shërbimeve. Banka e Shqipërisë informonte këto ditë se deri në fund të vitit 2009 konsumatorët do të përballen me rritje të çmimeve në shumë zëra deri në 20 për qind.
Papunësia vazhdon të jetë një kërcënim i përditshëm i nivelit të jetesës së familjeve shqiptare. Shifrat e të papunëve që shtohen çdo ditë nga falimentimi i bizneseve janë shqetësuese. Vetëm në 6 mujorin e parë të këtij në viti 30 për qind e punonjësve të industrisë Fason (tekstile, këpucë) iu shtuan radhëve të së papunëve. Ndërkohë që ky sektor, sipas progres raportit të fundit të BE, mbulon 43 për qind të eksportit total të vendit. Radhët e të papunëve u shtuan edhe me disa mijëra të tjerë pas privatizimeve në sektorë strategjikë si Telekom, OSSH, ARMO etj. Siç theksohet edhe në progres raportin e BE: “Papunësia vazhdon të jetë e lartë dhe të dhënat për tregun e punës vazhdojnë të jenë të dobëta”.
Për shkak të krizës ekonomike botërore kontributi i emigrantëve ka rënë gati në 1/3, duke prekur kështu nivelin e jetesës veçanërisht në zonat rurale. Sipas progres-raportit të BE: “Të dhënat për tremujorin e dytë të vitit 2009 tregojnë për rënie të mëtejshme të remitancave me 4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008”.
Pavarësisht nga rritjet e pagave të ardhurat për frymë në Shqipëri vazhdojnë të jenë aq të ulëta sa që shumë familje përballojnë me vështirësi një nivel minimal jetese.
Këto ditë revista e mirënjohur ‘The Economist” e rendiste Shqipërinë në vendin e 18 nga 20 vendet e Evropës Lindore për nivelin e të ardhurave për frymë të popullsisë. Këto të ardhura sipas revistës janë 10 herë më të ulëta se ato të Sllovenisë që renditet e para në Evropën Lindore për këtë tregues.
Kronikat e mediave flasin përditë për raste e shembuj të familjeve që jetojnë në një varfëri të tejskajshme. Shumica e 350 vetëvrasjeve që ndodhin mesatarisht në vit kanë si shkak kryesor varfërinë.
Fokusi i Qeverisë, heqja e vizave
Çdo ditë qeveria i “bombardon” qytetarët shqiptarë me informacione gjithfarëlloj për veprimtaritë e përditshme të institucioneve shtetërore lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE, me fokus të veçantë përshpejtimin e heqjes së vizave. Heqja e vizave të shqiptarëve për në BE, duket se është angazhimi kryesor i kësaj qeverie.
Padyshim që lëvizja e lirë e shqiptarëve në vendet e BE është e një rëndësie të veçantë dhe meriton gjithashtu një angazhim të veçantë, jo vetëm të qeverisë, por të së gjithëve. Por, megjithë rëndësinë e tij ky problem nuk mund dhe nuk duhet të përbëjë fokusin e vetëm të angazhimit të qeverisë.
Thelbin e angazhimit qeveritar padiskutim që duhet të përbëjnë në radhë të parë problemet e sipërcituara të qytetarëve. Integrimi në Evropë dhe heqja e vizave nuk mund të përjashtojë dhe eklipsojë kurrsesi detyrën kryesore të çdo qeverie për t’u kujdesur për përmirësimin e nivelit të jetesës së qytetarëve të saj. Ja pse gjithnjë e më pak dëgjojmë të flitet dhe të punohet për strategjitë e luftës kundër varfërisë, për shtimin e vendeve të reja të punës, për minimizimin e efekteve të krizës ekonomike botërore, për mbështetjen ekonomike të shtresave në nevojë, për investime në sektorin e bujqësisë.
Fokusi i opozitës, hapja
e kutive të votimit
Edhe opozita çdo ditë i “bombardon” qytetarët shqiptarë me informacione gjithfarëlloj për veprimtaritë e përditshme të saj. Në fokus të opozitës është vetëm një problem, hapja e kutive të votimit. Rama po bën të pamundurën që hapjen e kutive të votimit ta kthejë në një kauzë të mirëfilltë të demokracisë. Çdo javë opozita organizon mitingje proteste ku këmbëngulet me forcë vetëm për hapjen e kutive. Edhe bojkoti i parlamentit nga grupi parlamentar i PS bëhet në funksion të hapjes së kutive të votimit. Me 20 nëntor opozita parashikon të sjellë në Tiranë disa mijëra protestues për t’i bërë presion qeverisë për qëllimin e vetëm të saj: hapjen e kutive të votimit. Të gjitha reagimet e opozitës për çka ndodh në vend që nga protesta e qytetarëve të Orikumit për pronat e deri tek shembja e tunelit në Kalimash lidhen vetëm me kutitë e votimit dhe hapjen e tyre.
Hapja e kutive të votimit është kryefjala e shqetësimit të opozitës, por jo edhe kryefjala e shqetësimit të qytetarëve. Fokusi i opozitës dhe fokusi i qytetarëve duket të jenë krejt të ndryshëm. Kjo shihet edhe nga pjesëmarrja e paktë e qytetarëve në këto protesta. Nëse opozita do të vinte në qendër të protestave problemet jetike që shqetësojnë sot qytetarët, të shkaktuara nga keq qeverisja e vendit, atëherë sheshet e protestave me siguri do të tej mbusheshin.
Një opozitë është e suksesshme,jo kur përpiqet t’u imponojë qytetarëve problemet e veta politike, por kur problemet e qytetarëve i bën probleme të angazhimit politik të saj.
Një kujtesë
për qeverinë dhe opozitën
Të gjitha sondazhet e zhvilluara në 6 mujorin e parë të këtij viti që synonin të testonin kahun e elektoratit shqiptar, kishin një pikë të përbashkët: në të gjitha rastet, qytetarët listonin si shqetësim numër një të tyre problemet ekonomike (papunësia, varfëria etj). Në asnjë rast problemet e integrimit (heqja e vizave) apo ato të keqfunksionimit të demokracisë (procesi zgjedhor)nuk ishin prioriteti kryesor i qytetarëve. Edhe sot e kësaj dite problem numër një i qytetarëve vazhdojnë të jenë problemet ekonomike. Ky fakt nuk duhet harruar as nga Qeveria, as nga opozita.