Manipulimi i kujtesës kolektive
Jonila Godole
Pak ditë më parë, akademikë të rinj e të vjetër nga hapësira gjermanike u mblodhën në Tiranë në një simpozium për “Vendet e Kujtesës” dhe mënyrën si mund t’u përcillen ato nga ana pedagogjike studentëve dhe të rinjve që kanë lindur në një kohë kur prishej muri i Berlinit apo pas kësaj. Thelbi i prezantimeve erdh’ e u reduktua te roli i kujtesës kolektive rreth dy figurave shqiptare, Gjergj Kastriotit dhe Enver Hoxhës. Po ndërsa i pari u trajtua më tepër si një rrezik ekzistues për kufijtë “labilë” të Shqipërisë historike, i dyti përbënte figurën qendrore simbolike të kujtesës postkomuniste, e cila simbolikisht ravijëzohet në çastet e rrëzimit të statujës së udhëheqësit, tërheqjen e pjesëve të thyera të trupit prej bronzi apo vendin e tij të mbetur sot bosh. Ndërsa referuesit po numëronin jo pa bezdi statujat e Skënderbeut shpërndarë nëpër sheshet e botës dhe po orvateshin të argumentonin teorikisht, përse brezi i ri nuk duhet të rritet më i rrethuar prej miteve të vjetra historike, një grup studentësh të departamentit të gazetarisë kërkuan të tërhiqnin vëmendjen për mite të reja të krijuara dhjetë vitet e fundit nga masmedia, ku më qendrori është ai i Enver Hoxhës. Sipas rezultateve të një analize të gazetave të përditshme që ata kishin kryer, figura e ish diktatorit ka qenë vetëm dy vitet e fundit mbi 1000 herë prezent në shtyp; për më tepër mbi dy të tretat e artikujve të hulumtuar, tregonin kujtime personale të individëve të ndryshëm, dokumente pa kurrfarë vlere vërtetësie që formësojnë një paraqitje tjetër të diktatorit.
Kjo enveromani që ka përfshirë dhjetë vitet e fundit shtypin dhe median elektronike nuk mund të kalohet më në heshtje. Po ato masmedia që tregonin dje pamjet e rrëzimit të monumentit të udhëheqësit, anijet e para të pas 90-ës të tejmbushura me mijëra shqiptarë në ikje, sot mbushin faqet e gazetës me kujtime individuale që ofrohen si kujtime kolektive. Dhe këtë e arrijnë përmes përsëritjes dhe vazhdimësisë. Gazeta që botojnë në numra të vijueshëm ditarët e pinjollëve të diktatorit që na vizatojnë një plakush të urtë, një Santa Claus të matufepsur që na paskësh jetuar në një tjetër planet prej atij që krijoi vetë, një gjysh të dashur e baba të devotshëm, ndërsa nëpër burgjet shqiptare kalbeshin mijëra gjyshër e baballarë të pafajshëm, një kastë komunistësh të vjetër që gjenerohen vazhdimisht në faqet e shtypit dhe nëpër ekranet tona, duke fituar një popullaritet shumë herë më të madh se në kohën ku ata vepruan, një numër ithtarësh në rritje që koketojnë me regjimin e djeshëm. Shkurt: një e kaluar që në vend të dekonstruktohej, po mitizohet dhe ngurtësohet në kujtesën kolektive, e cila për shkak të përhapjes dhe shtrirjes së saj mediatike ushqen përshtypje false mbi realitetin e së kaluarës dhe të sotmes.
Sipas sondazhit të bërë nga studentët me lexues të rregullt të shtypit të përditshëm, pjesa më e madhe e atyre që lexojnë dosierët mbi Enver Hoxhën dhe rrëfimet mbi komunizmin i përkisnin grupmoshës 50-75 vjeç, e shihnin veten si dëshmitarë të së kaluarës dhe merreshin me krahasimin e ngjarjeve të publikuara dje dhe sot. Kurse përfaqësuesit kryesorë të medias tregonin se Enver Hoxha dhe dosierët “botohen për të shtuar shitjet e gazetës”. Ose e thënë me fjalët e njërit prej tyre, „një numër gazete pa dosier (kupto: pa E.H!) është një numër gazete i varfër”. Në emër të informimit media manipulon dhe servir fakte që dikush nga të intervistuarit i quante “turp t’ua mësosh të rinjve historinë në këtë mënyrë. Është një gënjeshtër e madhe. Udhëheqësi na shfaqet si plak babaxhan që s’bën tjetër veç mat përditë sheqerin dhe tensionin”. Roli avantgardë i medias në manipulimin e kujtesës kolektive rëndohet edhe më nga fenomeni i mbivendosjes së kësaj kujtese me tentativën për ta rishkruar historinë me rrëfimet e ngjyrosura fajtor/viktimë, në një mishmash të informacionit/jo-informacionit, të së vërtetës/gënjeshtrës. Me gjithë sasinë e vërtetësisë që mund të kenë në vetvete të vërtetat e pjesshme, botëkuptimi i së tërës jep sidoqoftë një panoramë false, duke e reduktuar të gjithën në “më pak të vërtetë” se shuma e të vërtetave të pjesëve të saj. Dhe ndërsa figura e Gjergj Kastriotit ndihet sot e kërcënuar nga dekonstruktimi si rrjedhojë edhe e një tendence globale për shkatërrimin e miteve dhe kufijve kombëtarë, i dyti tenton të zëvendësojë të parin dhe për këtë pushteti mediatik përdor mjeshtërisht konstruktimin e mitit të dekonstruktuar në emër të lirisë së informimit dhe të kujtesës kolektive. Kjo e fundit nuk ekziston në vetvete, por merr jetë në komunikimin mes individëve, kur këta kujtojnë së bashku ngjarje të caktuara të së kaluarës. Meqë edhe e kaluara nuk është diçka natyrale, porse krijesë kulturore, kujtesa rritet në proces të shoqërizimit të saj dhe formësohet në mënyrë kolektive duke krijuar kujtesën e përgjithshme, atë kolektive. Si? Duke ngatërruar realitetet bash sipas logjikës Luhmanneske, “ç’dimë për shoqërinë tonë, për botën ku jetojmë, e dimë përmes masmedias.” Veçse në shoqërinë shqiptare ku më tepër se kurrë jeta shoqërore ushqehet veç nga masmedia, e cila është kthyer në një sistem kyç për funksionimin e komunikimit shoqëror, nuk ka seleksionim. Një inkoherencë e tillë profesionale dhe etike nuk ndeshet në asnjë vend ish-komunist, pos Rusisë, por edhe aty ruhet masa. Pak javë më parë nipi i Stalinit hodhi në gjyq gazetën kritike “Nowaja Gazeta” pse një gazetar kishte shkruar se gjatë kohës së Stalinit, shërbimi sekret kishte bërë të “rridhnin lumenj gjaku”, duke sjellë si shembull masakrën e Katyñit ku qenë vrarë mijëra oficerë polakë nga ushtarët sovjetikë. Kërkesa e Dschugaschwilit u hodh poshtë, por në Shqipëri me gjasë mund të ndodhte e kundërta. Një diskutim i gjerë për një pozicionim më të qartë të medias dhe rolin e saj të padiskutueshëm në mbrujtjen e kujtesës kolektive do të reflektonte pjekuri dhe etikë qytetare. Fytyrat e konsumuara të së kaluarës në gazetat e përditshme, skenat post-post-moderniste ku kohët na serviren pa presje e pika, në mënyrë zinxhir dhe pas një makijazhi të rëndë bllokist: rëndojnë kujtesën kolektive, me një falsitet më shumë.