Politikë GDP-je apo politikë punësimi?!
Rexhep Meidani
Në një nga numrat e fundit të gazetës “International Herald Tribune” (14-15 nëntor 2009), Paul Krugman, trajton me kthjelltësi rastin e recesionit ekonomik të shoqëruar dhe me humbje të vendeve të punës në dy shtete të fuqishme, SHBA dhe Gjermani. Tek njëri gjatë krizës punësimi është zvogëluar me afro 5%, bile raporti i rritjes së papunësisë është dyfishuar, kurse në vendin tjetër punësimi ka rënë me 0.5% dhe niveli i papunësisë është pak më i lartë nga ai në fillim të krizës financiare-ekonomike. Aktualisht, në SHBA, GDP-ja është në rritje (me mbi 0.9% në tremujorin e tretë), ndërkohë po vazhdon rënien tronditëse vetë punësimi.
Në rastin e Eurozonës, GDP-ja e plotë vlerësohet me një rritje prej 0.4% e krahasuar me atë të 3 muajve paraardhës, pas një kontraktimi ekonomik të njëpasnjëshëm gjatë 5 tremujorëve të mëparshëm. Në pararojë të kësaj rritjeje ekonomike evropiane është Gjermania me një rritje të GDP-së me afro 0.7-0.8% (ndjekur nga Italia me një rritje prej 0.6%). Dhe, kjo në të njëjtën kohë që Gjermania, në kushtet e një kolapsi të tregtisë ndërkombëtare, arriti të shmangë me mjaft sukses humbjen e vendeve të punës.
* * *
Në të vërtetë, kjo “mrekullia” e ruajtjes së vendeve të punës nuk ka tërhequr ndonjë vëmendje të veçantë në Gjermani, ndërkohë që ajo duhej të konsiderohej si diçka tepër e dukshme ndaj asaj që ndodhi dhe vazhdon të ndodhë në SHBA. Po ashtu, më i rëndësishëm është fakti se filozofia konkrete në manovrimin e situatës kritike nuk ka qenë e njëjtë në të dy këto vende. Në SHBA, problemi i punësimit apo, më saktë, i humbjeve të vendeve të punës është konsideruar si një pasojë normale e krizës ekonomike, prandaj me “rritjen ekonomike do të duhet të rritet vetvetiu dhe punësimi”. Bile, sipas një këshilltari të ekonomisë në administratën e Obamës, nuk parapëlqehej “ideja e shpërndarjes së një vëllimi pune midis më shumë njerëzve, por zgjerimi i vetë këtij vëllimi”, që do të thotë jo shkurtim të orëve apo të kohës së punës për të bllokuar humbjen e vendeve të punës. Në thelb, në këtë koncept amerikan, jo vetëm nuk parapëlqehet, por nuk bëhet fjalë për një politikë punësimi, ndërkohë që bëhet fjalë vetëm për një politikë GDP-je. Duke stimuluar shpenzimet në drejtime të ndryshme, që nënkuptojnë dhe rritje prodhimi e shërbimesh, mund të rritet më shpejt GDP-ja, dhe kjo tek kompanitë e ndryshme indukton, në një mënyrë apo tjetrën, nevojën për të ndaluar largimet nga puna, madje përkundrazi për të rifilluar rekrutimin e punësimin. Por, është fakt se, me gjithë paketën e fortë stimuluese prej trilion dollarësh të programit ekonomik të Obamës, nuk u arrit zgjerimi i sasisë totale të punës dhe nuk duket që kongresi mund të mirëpresë një paketë tjetër stimulimi...
Një variant tjetër, i ndryshëm nga i mësipërmi, është adresimi i drejtpërdrejtë i problemeve të punësimit. E thënë ndryshe, krahas politikës së rritjes ekonomike, të trajtohet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe politika e punësimit, sidomos ajo që lidhet me mbështetjen dhe punësimin në sektorin privat. Të tillë janë ata programe e sisteme rregullatorë, që vështirësojnë largimin ose shkëputjen e përkohshme nga puna apo që favorizojnë me incentiva kompanitë kur ato rrisin punësimin ose reduktojnë orët e punës, për të shmangur pushimet nga puna. Ky ishte rasti i Gjermanisë në fillimin e recensionit. Aty, u aplikua një legjislacion i qartë dhe i prerë në mbrojtje të punësimit. Krahas tij, u aplikua një “skemë e shkurtimit të kohës së punës” në vend të largimit (pushimit) nga puna. Kancelarja gjermane Merkel, në krye të koalicionit socialdemokrat-demokristian, pikërisht realizoi diçka të tillë. Natyrisht, e gjitha kjo e shoqëruar me subvencione shtetërore ndaj kompanive të tilla që aplikuan këtë politikë. Por, kjo nuk e shpëtoi Gjermaninë nga recensioni, madje dhe as mund të mendohej fare një gjë e tillë, veçse ky shtet, siç duket, e kaloi këtë recension me humbje minimale të vendeve të punës (gjë që në thelb, shpreh dhe një ruajtje-mbartje përvoje profesionale).
* * *
Ndoshta, një përafrim i tillë nuk është aq i favorshëm për një rritje afatgjatë. P.sh., reduktimi i orëve të punës në Francë, disa vjet më parë me iniciativën e kryeministrit socialist Zhospë (Lionel Jospin), pakësoi përkohësisht mjaft probleme sociale, por nuk i shërbeu një rritjeje ekonomike afatgjatë. Pra, në përgjithësi, mbrojtja e vendeve të punës, ndarja e punës dhe e kohës së saj, punësimi i ri me mjaft barriera zyrtare, së bashku me incentiva të caktuara, etj., mund ta bëjnë këtë punësim më pak produktiv. Ndërkohë që në SHBA, ky largim nga puna, mbi të gjitha, është në vullnet dhe interes të pronarit. Pa dyshim, vetëm në situata normale...
Por, situata, nuk mund të quhet fare normale në SHBA. Për më tepër, mundësia e punëtorëve të larguar nga puna nuk është se favorizon aktualisht ndonjë punësim më të mirë në të ardhmen (p.sh., në ndonjë front teknologjish të reja); ata futen pas këtij largimi nga puna tek radhët e papunëve dhe ka mjaft probabilitet të mbesin praktikisht aty! Bile, aktualisht, niveli i papunësisë së klasifikuar si kohë-gjatë ka kaluar në nivele mjaft të larta që nga vitet 1930-të dhe duket sikur do të ngrihet më tej. Për më tepër, për një pjesë dërmuese të papunëve kohë-gjatë bëhet tepër i vështirë kthimi në tregun e punës, rekrutimi i tyre edhe kur kushtet ekonomike përmirësohen. Krahas problemeve të rënda ekonomike, po aq problematike janë dhe humbje të tjera me natyrë sociale, depresive, etj., përfshirë aspekte të karakterit emocional e psikologjik tek fëmijët me prindër të papunë. Prandaj, duhet gjetur e provuar zgjidhje të tjera, ku dhe modeli gjerman vlen të konsiderohet!...
* * *
Pikërisht, një problem i rëndësishëm, për kushtet e sotme të Shqipërisë, është dhe ai punësimit. Në deklaratat e ndryshme, pavarësisht “pompës” përkatëse ndeshet qartë “preokupimi qeveritar” në lidhje me GDP-në, dhe “rregullimin statistikor” e saj. Pra, si filozofi apo politikë bazë është ajo e GDP-së, dhe aspak shkalla e papunësisë, e shoqëruar me politika konkrete për reduktimin e saj. Kjo bëhet akoma më shqetësuese po të kihet parasysh dhe kontributi minimal shtetëror në përballimin e asistencës sociale në kushtet shqiptare. Në kushte të tilla, me probleme në rritje për shtresime tepër të varfra dhe për një punësim në rënie brenda tyre, vlen të paktën të provohet përvoja gjermane nëpërmjet adoptimit të saj. Ndërkohë që qeveria të mendojë me seriozitet për incentiva që i përgjigjen nxitjes së asaj përvoje, por jo të vazhdohet njëlloj si më parë “teatri” i demagogjisë dhe euforisë qeverisëse shqiptare!...