E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksion për shasitë e falsifikuara, bllokohen 15 makina luksoze



DURRËS – Pikat e serviseve të makinave janë vënë në shënjestër në rrethin e Durrësit, dhe pas një operacioni 1-ditor janë bllokuar 15 mjete lukzose, të cilat dyshohet se kanë shasi të falsifikuara. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se aksioni ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe ka përfunduar në orët e vona, ku janë vënë në shënjestër mjetet motorike të trafikuara dhe bazat e falsifikimit të shasive të automjeteve. Menjëherë pas bllokimit të mjeteve, kanë nisur hetimet nga prokuroria. Ky operacion vjen menjëherë pas operacionit “Rexhina”, të realizuar në Lezhë, ku i bllokuan 16 mjete luksoze. Një vit më parë një super-aksion i ngjashëm i zhvillua në disa qytete të vendit, ku u ndaluan me qindra makina, të cilat ishin trafikuar dhe vjedhur, të cilat më pas ishin modifikuar nëpër pikat e serviseve.
Kontrollet
Sipas tyre, kontrollet janë bërë në akset kryesore rrugore si në atë Durrës-Tiranë, në të dy senset e lëvizjes, në zonën e Shijakut, në segmentin rrugor Fushë Krujë-Laç, në zonën e Plepave, brenda qytetit të Durrësit, etj., dhe në vatra të tjera të dyshuara. Burimet policore shtojnë se krahas tyre, kontrolle janë kryer edhe në pikat e shitjes, varrezat dhe serviset e automjeteve në Shënavlash, Shkallnur, Arapaj, Xhafzotaj, Pjezë, etj. Nga verifikimet e kryera, rezultoi se 15 nga këto automjete janë të trafikuara nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian dhe më pas janë modifikuar, duke iu ndryshuar ngjyrën, të dhënat e shasisë, etj. Mes mjeteve rezultojnë makina të prodhimit të fundit, të markave; Mercedes Benz, BMW, Audi, Volkswagen, Mitsubush, Fiat, etj.
Hetimet
Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se në lidhje me 15 rastet po kryhen veprimet e para hetimore në ngarkim të pronarëve të tyre për veprën penale të “trafikimit të mjeteve motorike” dhe materialet do ti kalojnë për ndjekje prokurorisë së rrethit të Durrësit. “Objektiv i operacionit në fjalë ishte edhe kontrolli i serviseve dhe varrezave të automjeteve, të cilat përdoren shpesh nga trafikantët apo vjedhësit për çmontim të këtyre mjeteve”, - thonë burimet. Sipas tyre, gjatë ditës së martë janë ndërmarrë kontrolle në një numër të konsiderueshëm pikash të tilla, ku është bërë i mundur dhe bllokimi i pjesëve të ç’montuara të një automjeti fuoristradë, tip Mercedes Benz ML 270, prodhim i vitit 2001, i cili nga verifikimet e kryera nga ana jonë rezulton i vjedhur në Itali. Sipas zëdhënëses së Policisë së Qarkut, “për këtë rast, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të “trafikut të mjeteve motorike” ndaj pronarit të servisit, shtetasit Kujtim Keçi”. Personi nën hetim ka lindur dhe është banues në qytetin e Shijakut. Gjatë operacionit të realizuar dje janë evidentuar edhe një sërë automjetesh, të cilat kanë rezultuar me mangësi në dokumentacion apo edhe me shkelje të ndryshme të rregullave të Kodit Rrugor. Burimet bëjnë të ditur se janë konstatuar 257 raste shkeljesh dhe janë vënë gjoba në vlerë 255.000 lekë. Po ashtu, janë pezulluar 13 leje drejtimi, dhe janë bllokuar 5 mjete të tjera për shkelje të tilla si ecje me shpejtësi, përdorim të pijeve alkoolike gjatë drejtimit të mjetit, mungesa në dokumentacion, etj.

TË DHËNAT

Makina tip Benz Mercedes 270, me targa TR 7391 K, pronë e shtetasit Hekuran Gjoshi, banues në Kavajë
Makina tip Volswagen Passat, me targa TR 4473 N, ngjyrë blu, pronë e shtetasit Drimon Dedei, banues në Kavajë
Makina tip Benz ML 270, me targa TR 1175 J, blu e errët, pronë e Kristaq Ndinit, banues në Tiranë
Makina tip Benz Mercedes, me targa DR 7379 B, ngjyrë gri metalizato, pronë e shtetasit Mikel Nocka, banues në Durrës
Makina tip CDI 220, me targa TR 2037 F, pronë e shtetasit Ludovik Engjelli, banues në Tiranë
Makina tip BMW, me targa TR 1717 R, pronë e shtetasit Emiljano Lleshi, banues në Lezhë
Makina tip BMW X5, me targa FEI 555, ngjyrë gri e errët, me përdorues shtetasin Fatjon Bicaj, banues në Tiranë
Makina tip Audi A6, me targa DR 3905 D, ngjyrë gri, pronë e shtetasit Alban Duda Makina tip Mitsubishi Pajero, me targa TR 3233 P, ngjyrë gri, pronë e shtetasit Fran Frroku
Makina tip kamion Fiat, me targa DR 5708 E, pronë e firmës “ITALBA ASFALT Sh.p.k”
Makina tip Audi A4, ngjyrë gri, me targa GP 52KVL, pronë e shtetasit Dashamir Ndreu, banues në Lezhë
Makina tip Benz E 320, ngjyrë gri me targa SH 3442 E, pronë e shtetasit Gjergj Buxa, banues në Shkodër
Makina tip Benz C220, ngjyrë e zezë, me targa TR 0208 K, pronë e shtetasit Saimir Avllaj, banues në Krujë
Makina tip Benz CLK 200, ngjyrë e kuqe, me targa BK614BH, pronë e shtetasit italian Berti Diana, bllokuar shtetasit Flamur Cangu, banues në Krujë
Makina tip Golf 3, ngjyrë gri, me targa BN 808 VH, pronë e shtetases Leredona Moretti, bllokuar shtetasit Gazmir Hoxha.

24 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›