Aksione kundër lavazheve

Janë 155 lavazhe ku është ushtruar kontroll.
Drejtoi i UKT-së, Sait Dollapi, tha se “bashkëpunimi me Policinë Bashkiake do të vijojë në të gjitha aksionet e ujësjellësit të Tiranës për të shmangur rastet e shpërdorimit të ujit të pijshëm dhe për të ndëshkuar çdo subjekt që abuzon me këtë produkt jetësor për të gjithë”.
Ai së bashku me Drejtorin e Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha, ndaluan për kontroll në zonën pranë “Kinostudios”, ku u njohën me dokumentacionin teknik të subjekteve. Sipas drejtorit Dollapi aksioni, i cili ka qëllim konstatimin e rasteve kur lavazhet shpërdorojnë ujin e pijshëm, nuk është një pretekst për mbylljen e aktivitetit të tyre. “Nuk jemi për tu mbyllur lavazhet por ato duhet të funksionojnë brenda ligjit, duke marrë lejen e shfrytëzimit të pusit dhe të bëhen kontrata me Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve” theksoi ai.
Sipas UKT-së, aksioni do të vijojë në të gjithë zonën e Porcelanit, ku do të procedohet me ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.
2011-10-11 12:18