Basha propozon heqjen e 60 taksave

Propozimi do t’i bëhet Këshillit të Përgjithshëm të Bashkisë.
“Vendimi tjetër ka të bëjë me uljen ose eliminimin e 60 taksave bashkiake. Ky vendim ka të bëjë me. Ulja e këtyre taksave dhe tarifave, kombinuar me sportelin e vetëm për licencat dhe lejet, janë dy nga premtimet e mia dhe një nga vendimet më të rëndësishme sa i përket krijimit të vendeve të punës dhe rritjes ekonomike. Këto projektvendime kanë në qendër të vëmendjes qytetarët e Tiranës, zhvillimin ekonomik të qytetit, rritjes së vendeve së punës”, theksoi Basha gjatë një konference shtypi.
Basha bëri publike edhe propozimet e tjera që do t’i bëhen këshillit bashkiak, si krijimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, ashtu sikurse e kishte paralajmëruar gjatë fushatës. “Siç e kam premtuar, do të propozojë zyrën për mbrojtjen e konsumatorit. Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit ka një detyrë të rëndësishme: mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit. Bizneset manipulojnë çmimet duke rritur kostot për qytetarët e Tiranës. Kjo agjenci do të merret me ballafaqim dhe rregullimin e çmimeve. Siç kam premtuar gjatë fushatës, vendoset për herë të parë një drejtori turizmi. Për momentin, ka vetëm një specialist çka nuk i shërben në lartësinë e duhur turizmit. Unë jam takuar me operatorët turistikë dhe besoj se ky është vendimi i duhur për të ndërmarrë këtë veprim”, shtoi Basha.
Gjithashtu, ai bëri të ditur se do të krijohet Drejtoria e Përgjithshme e Investimeve Strategjike, e cila sipas kryebashkiakut do të merret me investimet e rëndësishme siç është rehabilitimi i lumit të Tiranës, që ndodhet në zonën e Komunës Paskuqan, zgjatimi i Bulevardit Zogu i I, Unaza e Madhe, etj. Gjithashtu, Basha tha se do të ndahen drejtoritë për kulturën dhe sportin si dhe do të krijohen drejtoritë për pakicat vunerable. /S.Ll/Start/
2011-10-11 01:42