Ilir Meta: “Kryeministri Sali Berisha të japë menjëherë dorëheqjen”
Rama: “Shkaktarët e Gërdecit të mos pengojnë Prokurorinë”. Opozita reagon në bllok kundër bllokimit të hetimeve
Shaban Sulçe
Përpjekjet e kryeministrit Berisha dhe kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, për të bllokuar hetimet për tragjedinë e Gërdecit, kanë qenë në epiqendër të deklaratave dhe reagimeve të djeshme të liderëve të opozitës. Kryetari i PS-së, Edi Rama dhe kryetari i LSI-së Ilir Meta, kanë dënuar presionet politike ndaj kryeprokurores Ina Rama nga ana e krerëve të maxhorancës për të ndikuar në procesin e hetimeve. Kreu i PS-së, Edi Rama, tha se askush nuk mund t’i pengojë hetimet, ndërkohë që më i ashpër në deklaratën e tij ka qenë lideri i LSI-së, Ilir Meta, i cili ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Berisha, pasi vetëm dorëheqja e tij do të mundësonte zbardhjen e të vërtetave për Gërdecin.
Edi Rama
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dënoi sulmet e shkaktarëve të Gërdecit ndaj institucioneve të Akuzës dhe Drejtësisë për të bllokuar të vërtetën e kësaj tragjedie. Rama tha se Partia Socialiste nuk do të lejonte as Berishën, as Topallin dhe as Mediun për të ushtruar presion ndaj institucionit të Prokurorisë. “Ne nuk mund të lejojmë sot që ata që shkaktuan Gërdecin të fajësojnë Prokurorinë e Republikës dhe nga të pandehur të opinionit publik të kthehen në inkuizitorë publikë të përfaqësuesve kushtetues të akuzës. Ta harrojnë Sali Berisha, Jozefina Topalli, Fatmir Mediu dhe të gjitha forcat qeveritare se, pasi hodhën në erë njerëzit e pafajshëm në Gërdec me papërgjegjshmërinë, paaftësinë e korrupsionin që ka kapur në fyt shtetin e tyre, do të hedhin në erë edhe hetimet për zbardhjen deri në fund të një të vërtete pa të cilën s'ka Shqipëri demokratike e europiane”, - deklaroi kreu i PS-së Edi Rama. Ai theksoi se Partia Socialiste asnjëherë nuk ka dashur që ta përdorë çështjen e Gërdecit për përfitim politik, por nga ana tjetër ai theksoi vendosmërinë e PS-së për të dënuar shkaktarët e këtij krimi shtetëror.
Ilir Meta
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, përshëndeti deklaratën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Uidhers, për mbështetjen ndaj institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme për të kryer hetime të paanshme dhe transparente dhe jashtë ndikimeve politike. Meta dënoi sulmet e ndërmarra kohët e fundit nga ana e kryetares së kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryeministrit Berisha. Kreu i LSI-së kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Berisha, sepse vetëm dorëheqja e tij do t’u hapte rrugë hetimeve të paanshme. “LSI-ja, duke kërkuar hetime të paanshme dhe deri në fund për tragjedinë e Gërdecit, duke theksuar se pa dorëheqjen e Sali Berishës dhe heqjen e imunitetit të tij nuk mund të ketë hetime vërtetë transparente dhe të pandikuara politikisht për tragjedinë e Gërdecit”, - u shpreh Meta.
Kryetari i LSI-së theksoi se sulmet që Berisha po i bën sistemit të drejtësisë vijnë si rezultat i ndryshimeve kushtetuese të 21 prillit, ndaj i ftoi edhe të gjitha forcat politike, dhe kryesisht ato të opozitës, për t’iu bashkuar referendumit për mbrojtjen e Kushtetutës. “Berisha dhe levat e tij, të inkurajuar nga këto ndryshime kushtetuese, që e mbifuqizuan Berishën në kurriz të parlamentarizmit, në kurriz të pavarësisë së organeve gjyqësore dhe kushtetuese, duke mbytur edhe ato zëra oponent brenda maxhorancës nëpërmjet presionit tashmë të bërë publik të zgjedhjeve të parakohshme, po cenojnë çdo ditë jo vetëm pavarësinë e institucionit të prokurorit të Përgjithshëm, por njëkohësisht edhe pavarësinë e Gjykatës së Lartë dhe gjithë institucioneve të tjera kushtetuese. LSI i fton të gjitha forcat politike dhe sidomos të gjitha forcat opozitare që të bashkohen për referendumin për ndreqjen e atij gabimi tragjik që u bë më 21 prill duke i dhënë pushtete të jashtëzakonshme një njeriu të papërgjegjshëm, i cili do të vijojë të thellojë konfliktet institucionale në këtë vend, duke vënë në pikëpyetje lirinë dhe të drejtat e njeriut, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen europiane të vendit tonë”, - tha Meta.
5 Qershor 2008