Privatizimet jostrategjike, lista e objekteve që kanë dalë në shitje
Ministria e Ekonomisë bën vlerësimin e shitjes së ndërmarrjeve. Në privatizim vetëm asetet me destinacion jostrategjik
Ervin Koçi
Gara e privatizimeve që ka nisur këtë vit nga qeveria ka vënë në listën e shitjeve, përveç gjigantëve ekonomikë si ARMO, KESH, INSIG apo aksionet shtetërore të AMC-së, edhe dhjetëra objekte jostrategjike. Këto të fundit kanë nisur të publikohen nëpër buletinet zyrtare të ministrive në vartësi të të cilave janë, si dhe atë të Ministrisë së Ekonomisë, e cila do t’i menaxhojë këto privatizime. Deri tani në ato që konsiderohen si privatizimet jostrategjike janë përfshirë edhe ish-ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat deri tani kanë qenë prona shtetërore. Por në privatizimet e këtyre të fundit gëzojnë të drejtën e parablerjes edhe ish-pronarët e tokave ku ato janë ngritur, kjo në bazë të ligjit “Për privatizimet”, i cili krijon hapësira edhe për këtë kategori. Pamundësia financiare e qeverive për të rikthyer në punë këto asete, ka bërë që si më efikase të konsiderohet shitja e tyre nëpërmjet ankandeve. Paralel me këto ndërmarrje po procedohet për privatizimin e sektorëve strategjikë, si nafta, energjetika, si dhe tregu i sigurimeve. Por privatizimi i këtij të fundit duket se nuk ka zgjuar ende interesin e kompanive të huaja për të kryer vlerësimin financiar të aseteve shtetërore të Institutit të Sigurimeve.
Privatizimet
Mbyllja e ish-ndërmarrjeve shtetërore dhe pamundësitë financiare të qeverive të kaluara dhe asaj aktuale për t’i menaxhuar sërish këto asete, ka sjellë që ato t’i nënshtrohen shitjes. Gjatë gjithë kësaj periudhe nga buxheti i shtetit nuk janë akorduar fonde për vënien në funksion të këtyre ndërmarrjeve, duke bërë që ato t’i drejtohen tregut të shitjeve. Sipas institucioneve shtetërore, këto lloj asetesh përfshihen në pasuri shtetërore me destinacion jostrategjik. Konkretisht, bëhet fjalë për ndërmarrje të mesme dhe të vogla, për të cilat e drejta e parablerjes është fillimisht e ish-pronarëve, e më pas edhe e punëtorëve apo ish-punëtorëve që kanë punuar në to. Burime nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit, bëjnë të ditur për gazetën “Albania”, se “në Ministrinë e Ekonomisë janë përfshirë në privatizim ndërmarrje të vogla dhe të mesme, destinacioni i të cilave nuk është strategjik”. Sipas këtyre burimeve, vlerësimi i shitjes së këtyre ndërmarrjeve kryhet nga Ministria e Ekonomisë, ku të drejtën e parablerjes e kanë ish-pronarët, në një kohë që shitja e këtyre aseteve zhvillohet me ankand.
Objektet
Agjencia Kombëtare e Privatizimit, e cila është dhe ajo që merret direkt me zhvillimin e procedurave të ankandeve për privatizimet e aseteve shtetërore, ka përgatitur tashmë dhe listën me të gjitha objektet jostrategjike që do të kalojnë për privatizim. Aktualisht kjo agjenci po procedon në shitjen e aseteve shtetërore të mbetura te kompania e telefonisë fikse “Albtelekom”, për pjesën në të cilën do të merret e drejta e parablerjes nga ish-pronarët, si dhe në privatizimin e aksioneve shtetërore tek kompania AMC-ë. Nga ana tjetër, Ministria e Ekonomisë ka përfshirë në axhendën e privatizimeve dhe një sërë ish-minierash shtetërore, të cilat aktualisht janë të mbyllura. Kurse në listën e subjekteve të miratuara deri tani për privatizim, janë përfshirë ndërmarrje që janë në vartësi të Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Transporteve, Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Turizmit, si dhe të disa këshillave të qarqeve.
5 Qershor 2008