Aksioni antidrogë në Këlcyrë,zbulon 600 rrënjë kanabis
PERMET – Operacionet antikanabis të uniformave blu asgjësojnë 600 rrënjë bimë narkotike në zonën e Këlcyrës.
Sasia e bimëve narkotike është evidentuar dje në fshatin Leskaj, pjesë e Bashkisë së Këlcyrës në rrethin e Përmetit në vendin e quajtur Përroi i Bardhë. Plot 600 rrënjë të bimës, kanabis sativa, gjatësia e të cilave varionte nga 80-120 cm, janë shkulur dhe pasi janë grumbulluar në një vend së bashku, u ka vënë zjarrin. Një pistë e dyshuar si e besueshme, mendohet që parcela të jetë në pronësi të dy shtetasve nga ky fshat, të cilët janë emigrantë në Greqi. Ndërkohë që uniformat blu kanë ndërmarrë një aksion tjetër për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm si pronarë të sasisë narkotike. Po dje policia e Fierit arrestoi 62-vjeçarin Koli Zarka, nga fshati Daullas i Fierit për akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Sipas policisë, Zarka kishte mbjellë në një nga arat e tij 180 rrënjë kanabis sativa. Bimët, që kishin arritur gjatësinë 2.5 metra, janë asgjësuar. p.n/m.r