Akuza mbylli dosjet e vrasjeve
Në Prokurorinë e Sarandës është abuzuar me dosjet, deri në pushim të veprave të vrasjes.
SARANDE/ SHPRESA DINE
Konkluzioni është nxjerrë nga kontrolli i ushtruar nga Ministria e Drejtësisë në prill të këtij viti, duke u bërë tashmë të njohura konkluzionet mbi shkeljet e kryera nga përfaqësues të organit të akuzës së qytetit bregdetar. Në listë janë vënë dosjet e shqyrtuara nga prokurorët e Sarandës në periudhën 2006-2007. Nga burime të marra nga ky institucion dhe Ministria e Drejtësisë mësohet se në punën e Prokurorisë së Sarandës u konstatuan mjaft shkelje dhe veprime që bien ndesh me ligjin. Jo vetëm shtyrje të afateve të hetimit, por deri në mbylljen e dosjeve dhe pushimin e akuzave, mes të cilave dhe për vrasje. Të dhënat flasin për pushimin e 22 çështjeve të hapura për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe 22 për falsifikime. Një rast konkret i cilësuar në dosjen e kontrollit është ai i kallëzimit penal për një zaptim trualli nga qytetari Ç.Z. Prokuroria e Sarandës pasi e shtyu çështjen për muaj me radhë arriti në pushim të çështjes. Më skandaloz është fakti se ndër çështjet që janë pushuar është edhe ajo e trajtimit të vrasjes së bujshme të Panadalejmonit dy vjet më parë. Nga policia fillimisht u akuzua për vrasjen e Hyqmet Zanit i biri, pas një konflikti pronësie. Për këtë akuzë ai edhe u arrestua, pasi policia mori dhe deklarimet e disa dëshmitarëve në ngjarje. Gjatë 72 ditëve të qëndrimit të tij në qeli, ndaj të arrestuarit u ndërrua dy herë akuza. Madje më vonë si masë u mor edhe arrest shtëpie nga Prokuroria, edhe pse i akuzuari nuk e respektoi, e pasi çdo ditë dilte në punë. Por edhe kjo masë nuk u la si përfundimtare. Disa ditë më vonë i akuzuari për vrasjen e të atit nga familjarët e tij u la i lirë. Çështja u pushua dhe babai, i cili vdiq nga goditjet në kokë, kjo e përcaktuar edhe sipas ekspertizës mjeko–ligjore, sipas Prokurorisë humbi jetën si pasojë e vdekjes natyrale. Gjatë kësaj ngjarjeje të bujshme u bë shumë zhurmë, pasi familjarët kërkuan dënimin e autorit të vrasjes, por kjo nuk ndodhi. Dhe raste të tilla që nisnin me bujë dhe përfundonin me pushim të çështjeve nuk janë të vetmet. Një ngjarje e tillë që është pushuar me të njëjtën mënyrë është edhe ajo e vrasjes së një 22–vjeçare në fshatin Berdenesh. I ati i së resë, Sh.R., gjithmonë ka këmbëngulur se e bija nuk ka bërë vetëvrasje, por se e kanë vrarë, madje ka kërkuar edhe zhvarrim të kufomës për të nxjerrë konkluzion të drejtë. Po një kërkesë e tillë asnjëherë nuk u mor në konsideratë. Në këtë Prokurori gjithashtu, ka pasur çështje që edhe pse vepra me autorë ato janë pushuar. Kështu çështja me numër 252, e regjistruar në Prokurori, e cila bën fjalë për dy persona, të cilët ishin arrestuar të akuzuar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit është pushuar. Tejkalimi i afateve ligjore është një tjetër problem i konstatuar gjatë hetimit të dosjeve nga Prokuroria e Sarandës, në 70 për qind të rasteve. Për mbi 30 raste nga Prokuroria e Sarandës rezulton se janë mbajtur nga 3 deri në 18 muaj e më shumë. Raporti i Ministrisë së Drejtësisë është bërë publik me të gjitha shkeljet, në pritje për t’u rishqyrtuar.
Ina Rama, masa ndëshkimore ndaj prokurores që u gjet me shkelje
TIRANE – Prokuroria e Përgjithshme ka ushtruar kontroll në Prokurorinë e Sarandës, para se një verifikim i shkeljeve në këtë institucion të bëhej nga Ministria e Drejtësisë. Burimet zyrtare nga organi i akuzës, thanë dje se: “Me urdhër të prokurores së Përgjithshme Ina Rama, Drejtoria e Inspektimit ushtroi kontroll të pjesshëm në Prokurorinë e Sarandës”. Sipas këtyre burimeve, “kontrolli evidentoi shkelje të ligjit procedural e atij material në disa procedime penale, më të theksuara këto në procedimet e ndjekura nga prokurorja Rita Gjati”. Prokuroria e Përgjithshme sqaroi dje se, duke vlerësuar natyrën e shkeljeve dhe pasojat e ardhura prej tyre, kryeprokurorja Ina Rama, mbi bazën e aktit të Drejtorisë së Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme, ka dërguar për shqyrtim dhe propozim për masë disiplinore në Këshillin e Prokurorisë, prokuroren Rita Gjati. Sipas burimeve të akuzës qendrore, Këshilli i Prokurorisë po shqyrton shkeljet e prokurores Rita Gjati dhe së shpejti do të dalë me propozim konkret për masën disiplinore që do t’i propozohet kryeprokurores Ina Rama. “Pas kontrollit të Drejtorisë së Inspektimit të Prokurorisë së Përgjithshme në Prokurorinë e Sarandës ka ushtruar kontroll edhe Drejtoria e Inspektimit në Ministrinë e Drejtësisë. Raporti i Ministrisë së Drejtësisë për shkeljet e konstatuara në Prokurorinë e Sarandës po shqyrtohet nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila do të marrë masat e nevojshme në raport me shkeljet e konstatuara”, sqaruan dje burimet nga Prokuroria e Përgjithshme. “Duke vlerësuar dhe kontrolluar në vazhdimësi treguesit e punës së Prokurorisë së Rrethit Sarandë, më 19 qershor 2008, Kryeprokurorja Ina Rama mori takim me prokurorët dhe oficerët e Policisë Gjyqësore Sarandë dhe për t’i dhënë impakte pozitive punës së këtij institucioni zëvendësoi drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Sarandë Sali Hasa dhe caktoi në këtë detyrë prokurorin Alfred Agolli”, thanë burimet nga akuza qendrore. tr.so