Vdes në vend shoferi, aksidenti rrezikon 4 anëtarë të familjes
TIRANE - Fuoristrada me pesë anëtarë të një familje del nga rruga në fshatin Orosh të Komunës së Prezës në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit ka vdekur drejtuesi i mjetit dhe janë plagosur rëndë katër persona të tjerë, të cilët u dërguan në Spitalin Ushtarak. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme rreth orës 12:00, në fshatin Orosh të komunës së Prezës, kur Altin Doka, 33 vjeç, ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij me targa TR 2413 K, ndërsa bashkë me të ndodhej babai i tij, Adem Doka 60 vjeç, Silvana Doka, 30 vjeçe, Lije Ymeri 40 vjeçe dhe një fëmijë vetëm 2-vjeçar. Mjeti që drejtohej nga Altin Doka, ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Tiranës, ndërsa në një kthesë në rrugën e fshatit makina ka hyrë me shpejtësi. Fuoristrada ka dalë nga rruga dhe ka rrëshqitur në një rrëpirë. Nga aksidenti, drejtuesi i makinës Altin Doka, ka mbetur i vdekur në vend për shkak të plagëve të marra. Pasagjerët e tjerë që udhëtonin me të, Adem Doka, Silvana Doka, fëmija 2-vjeçar dhe Lije Ymeri kanë marrë plagë të rënda. Për t’u ardhur në ndihmë atyre kanë mbërritur disa banorë të zonës, të cilët kanë mundur t’i nxjerrin nga makina dhe për t’i dërguar në spital. I vetmi që nuk ka mundur të shpëtojë ka qenë drejtuesi mjetit, Altin Doka, i cili sipas policisë ka pësuar plagë të rënda për shkak të përplasjes dhe rrotullimit të mjetit pas daljes së tij nga rruga. Personat e tjerë që udhëtonin me këtë mjet, janë dërguar me urgjencë në drejtim të Spitalit Ushtarak, ku aktualisht po mjekohen. Sipas mjekëve dhe policisë, ndonëse ata ndodhen në gjendje të rëndë, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Policia Rrugore dhe efektivë të Komisariatit nr.6, kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Nga këqyrja e vendit ku ndodhej mjeti, vendit ku ai kishte dalë si dhe ekspertimi autoteknik, është mësuar se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë në momentin e daljes së mjetit nga rruga. Në këtë moment sipas tyre, mjeti ka qenë duke ecur me shpejtësi dhe për shkak të kthesës në rrugë makina ka dalë prej saj dhe më pas ka përfunduar disa metra në një rrëpirë. d.b