Sefgjini në Gjykatën e Lartë
Prokuroria kërkon rikthimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj të akuzuarve për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, mes të cilëve ndodhet edhe drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Arben Sefgjini.
Trazhgim Sokolaj
Kërkesa e Prokurorisë është depozituar në Gjykatën e Lartë më 23 qershor 2008, ku organi i akuzës pretendon se vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda për lirimin e Arben Sefgjinit nga “arresti i shtëpisë”, ka qenë vendim i pabazuar në ligj. Në ankesën e Prokurorisë, kërkohet që Gjykata e Lartë të rikthejë masën e sigurisë “arrest shtëpie”, jo vetëm ndaj Arben Sefgjinit, por edhe ndaj dy të akuzuarve të tjerë për këtë çështje, Avni Koldashi dhe Budjon Meçe. “Trupi gjykues në Apel që gjykoi masën e sigurisë duhej të përbëhej nga pesë anëtarë dhe jo nga tre, siç ndodhi në këtë rast në shkelje të ligjit”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë. Sipas saj, njëri nga dy vendimet, ose ai i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda që vendosi “arrest shtëpie” ose ai i Apelit që hoqi këtë masë është i paligjshëm, ndaj Gjykata e Lartë duhet të gjykojë, në cilin rast vendimi ka qenë i gabuar. Pas ankimimit të Prokurorisë në Gjykatën e Lartë, sipas ligjit akuza ndaj ish-punonjësve të Shërbimit Informativ Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Budjon Meçe po mbrohet nga një prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme. Për shkak se Gjykata e Lartë merret vetëm me shqyrtimin e procedurave të ndjekura në dosje dhe jo me vlerësimin e provave, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar organit më të lartë të gjyqësorit të vlerësojë rastin e heqjes së masës së arrestit ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Arben Sefgjini. Ai bashkë me tre ish-punonjës të Shërbimit Informativ (Avni Koldashi, Bujdon Meçe dhe Ilir Kumbaro) akuzohen për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, biznesmen nga Kosova. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të 21 tetorit 1995, kur biznesmeni u rrëmbye dhe më pas u mbajt, duke u marrë në pyetje në një bazë sekrete të Shërbimit Informativ, ku më vonë humbi gjurmët.
ETAPAT E DOSJES
2003
Prokuroria e Përgjithshme rihap dosjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës. Arrestohen Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Bujdon Meçe, shpallet në kërkim Ilir Kumbaro
2004
Lirohen nga paraburgimi tre të akuzuarit për zhdukjen e Remzi Hoxhës, gjykata interpretoi se akuza e ngritur ndaj tyre ishte amnistuar që në qershor 1997 nga ish-presidenti
Prill 2008
Prokuroria dërgon në Gjykatën e Krimeve të Rënda dosjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës me katër të pandehur mes të cilëve edhe Sefgjini. Gjykata vendos për tre të akuzuarit e pranishëm “arrest shtëpie”
Maj 2008
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendos të rrëzojë “arrestin e shtëpisë” për Sefgjinin dhe dy të tjerët, duke kërkuar rigjykimin e masës së sigurisë në Shkallën e Parë
Qershor 2008
Prokuroria bën ankim në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Sefgjinit dhe të tjerëve. Akuza kërkon prishjen e vendimit të Apelit dhe rikthimin e “arrestit të shtëpisë”