Emigranti ekzekuton gruan me sëpatë
Burri vret gruan e tij me sëpatë, pas dështimit të tentativës së vetëvarjes.
PESHKOPI/ ENVER DOÇI
Ngjarja e rëndë sipas drejtorisë rajonale të policisë Dibër, ndodhi ende pa gdhirë dita e enjte në fshatin Kastriot. Lazam Tafa 43 vjeç, qëlloi me mjetin e mprehtë bashkëshorten 38-vjeçare, Vilen. Policia tha se autori kishte probleme mendore, por nuk ishte person i regjistruar si i tillë, pra nuk kishte kartelë. Madje, familjarët e tij nuk e kishin kuruar me barna, por ishte përpjekur në rrugë fetare ta kuronin atë. Rreth orës 01:00, Tafa ka rrëmbyer sëpatën, duke qëlluar për vdekje në kokë të shoqen, e cila punonte si infermiere në fshat. Në momentin e krimit 3 fëmijët ndodheshin në gjumë dhe vetëm, pasi policia lokale ka mbërritur në shtëpinë e viktimës ata janë zgjuar dhe kanë kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Policia arrestoi në kushtet e flagrancës autorin e krimit, ndërkohë grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes kriminale. Sipas pohimeve të familjarëve të Lazam Tafës ai herë pas here emigronte në Greqi. Punonte për disa muaj dhe kthehej sërish në vendlindje. Thuhet se herën e fundit qëndroi më pak dhe u kthye në fshat, por ndryshe nga herët e tjera Lazami kishte ndryshuar. Sjelljet e tij nuk ishin normale, as më bashkëshorten e fëmijët dhe as me bashkëfshatarët. Dukej se diçka kishte ndodhur me të, por askush nuk kuptonte se çfarë kishte ngjarë. Megjithëse, vëllezërit e gruaja kanë tentuar të zbulojnë cilat ishin shkaqet që njeriu i tyre kishte pësuar një tronditje psikike, ai kurrë nuk tregonte çfarë kishte ndodhur, në shtetin fqinj apo në marrëdhëniet e tij në familje. Askush nuk guxonte t’i thoshte se duhej vizituar e mjekuar. Qëndronte i vetmuar dhe të gjithë bënin kujdes që ai të mos shkaktonte ndonjë ngjarje tragjike. Natën e fundit, sipas policisë, ai ka tentuar të varet në njërën nga dhomat e shtëpisë, në momentet kur bashkëshortja dhe fëmijët flinin gjumë. Pikërisht në momentin kur litari me të cilin është vetëvarur nuk e ka mbajtur ai ka rënë në dysheme dhe ka shkaktuar zhurmë. Bashkëshortja ka ndjerë zhurmën dhe është zgjuar për të kuptuar çfarë po ndodhte në shtëpinë e saj. Pikërisht këto kanë qenë momentet fatale për jetën e 38-vjeçares. Lazami ka rrëmbyer një sëpatë dhe e ka goditur gruan në kokë. Goditja ka qenë vdekjeprurëse. Dëmtimi i trurit dhe hemorragjia i kanë shkaktuar vdekjen nënës së tre fëmijëve. Pak minuta më vonë fëmija më i madh i familjes Tafa është zgjuar pas britmave. Ai është lemerisur dhe ka njoftuar me shpejtësi xhaxhallarët. Menjëherë kanë njoftuar policinë lokale dhe më pastaj janë përpjekur të qetësojnë fëmijët. Rreth orës 02:00 policia e Dibrës ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Është arrestuar autori i krimit dhe është bllokuar sëpata me të cilin ai shkaktoi tragjedinë familjare. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shkodër, vranë vajzën, 40 vjet çiftit
SHKODER – Prindërit që vranë vajzën dhe fshehën krimin më shumë se një dekadë do të vuajnë 40 vite burg. Brahim e Nurie Facaj u shpallën dje fajtorë nga Gjykata e Shkodrës për vrasjen e 19-vjeçares, Afërdita Facaj. Që nga marsi i vitit të kaluar, kur dy bashkëshortët u zbuluan si autorë të kësaj ngjarjeje janë zhvilluar një sërë seancash. Prokuroria hetoi krimin monstruoz të prindërve dhe kërkoi 25 vjet burg për Brahim Facaj dhe 15 vjet të tjera për Nurije Facaj. Një seancë më pas, gjykata mori parasysh kërkesën e Prokurorisë. Gjykata dha dënimin e mësipërm duke shpallur fajtor Brahim Facaj për veprat penale, “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “fshehje të krimit”. Ndërsa Nurije Facaj, u akuzua për “bashkëpunim në krim” si dhe “fshehje të krimit”. Afërdita Facaj, nga fshati Drisht i Shkodrës u zbulua marsin e vitit të kaluar e varrosur pak metra larg banesës së saj. Ajo rezultonte e zhdukur prej 11 vitesh. Por sipas Prokurorisë, 19-vjeçarja ishte masakruar nga prindërit në vitin 1996 për shkak se kishte jetuar pak kohë jashtë shtetit pa lejen e tyre. r.d