E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Topalli “bojkotojnë” grupin e PD-së

03/02/2009  Do të kërkoheshin sqarime për Biberajn

Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kanë shmangur dje praninë e tyre në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Në këtë mbledhje pritej të kërkoheshin sqarime mbi ndryshimet në drejtuesin e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Mbledhja e drejtuar nga kryetari i grupit Astrit Patozi, si rrallë ndonjëherë, ka zgjatur vetëm disa minuta dhe në të është diskutuar rendi i ditës së punimeve të Parlamentit. Mësohet se gjatë kësaj mbledhjeje deputetëve u është kërkuar të jenë të pranishëm në seancën parlamentare, ku do të votohen anëtarët e rinj të KQZ-së dhe dekreti i Presidentit për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese. Kjo është mbledhja e parë e grupit parlamentar që zhvillohet pas publikimit të kërkesës së bërë nga kryeparlamentarja Topalli drejtuar Asamblesë Parlamentare të KE-së për zëvendësimin e Aleksandër Biberajt me Ilir Rusmalin në postin e kryetarit të delegacionit shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›