Aksioni, asgjësohen 3500 rrënjë kanabis në tre rrethe të vendit
Ekspertët e antidrogës asgjësuan dje plot 3456 bimë kanabis sativa në aksione të ndërmarra në Shkodër, Gjirokastër dhe Vlorë.
Në vijim të këtyre aksioneve u arrestua një kultivues 77-vjeçar, u shpall në kërkim një tjetër në Shkodër, ndërsa në Vlorë policia nuk mundi të identifikojë ndonjë pronar të bimëve të jashtëligjshme. Sipas policisë së Shkodrës aksioni antikanabis u shtri në fshatin Toplanë të komunës Temal, ku u zbuluan dhe asgjësuan 450 rrënjë të bimës narkotike. Ato ishin të mbjella në një parcelë, e cila ishte në pronësi të Mirash Kapajt, i cili u shpall në kërkim nga policia. Po në këtë aksion u asgjësuan edhe 373 rrënjë të tjera, të mbjella në parcela pa pronar. I njëjti operacion shkatërroi edhe 1700 rrënjë në komunën Shkrel të Malësisë së Madhe, të mbjella në një zonë pa pronarë të ligjshëm. Po dje nga një aksion i policisë së Gjirokastrës u arrestua Esat Dinaj, 77-vjeç. Arrestimi i tij u bë pasi në plevicën e tij në fshatin Shën Todër të komunës së Lunxhërisë u gjetën të mbjella 103 rrënjë kanabis sativa. I moshuari pranoi para policisë autorësinë e mbjelljes së tyre. Por për shkak të moshës së thyer ai do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë. Ndërsa një kontroll i policisë së Vlorës bëri të mundur gjetjen dhe shkatërrimin e 830 rrënjëve në fshatrat e lumit të Vlorës. Policia po punon për identifikimin e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike. r.d/p.n/q.b