Starton festa tradicionale: 4 ditë me “Birra Korça”
Për katër ditë me radhë, “Birra Korça” do të shuajë vapën e gushtit në qytetin, që tashmë e ka kthyer në traditë Festën e Birrës.
KORÇE/ JORGJETA GJANÇI
Nën kujdesin e vetë kryebashkiakut të Korçës, Niko Peleshi, pritet që mijëra korçarë, ndër të cilët edhe mjaft emigrantë të ardhur nga shtete të ndryshme të botës, por edhe turistë të huaj të shijojnë birrën e parë shqiptare. Mbrëmë ishte përgatitur gjithçka, në mënyrë që qytetarët të shijonin këtë festë, për të cilën Bashkia e Korçës kishte nisur organizimin prej disa javësh. Plot 23 tenda në të cilat janë të vendosura 200 tavolina do të mirëpresin njëherazi 1600 vetë, ose sa dyfishi i vitit të kaluar. Ato janë vendosur në një mjedis mjaft të bukur natyror, me një dekor ku spikatin kangjellat tradicionale të qytetit dhe logo të birrës së famshme “Korça”. Thuajse deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë vijuar përgatitjet e festës së birrës, e cila këtë vit do të festohet vetëm në qytetin juglindor. Kjo festë për Korçën shënon kulmin e sezonit turistik. Qyteti tashmë ka veshur ngjyrat festive. Qytetarët do të kenë mundësinë të shijojnë në tendat e improvizuara birrë, meze dhe ëmbëlsira për fëmijët. Gjithë qyteti është mbushur me postera e banderola që lajmërojnë jo vetëm banorët e Korçës, por edhe miqtë e saj vendas e të huaj se nga data 14-17 gusht do të organizohet “Festa e Birrës... vetëm në Korçë”. Organizatorët e kësaj feste të madhe kanë zgjedhur pikërisht këtë periudhë, kur Korça është në kulmin e turistëve. Shumë turistë të huaj, nëpërmjet agjencive të udhëtimit janë njohur me Korçën dhe kanë preferuar të vijnë pikërisht në periudhën, kur organizohet kjo festë tradicionale. Për herë të parë “Festa e Birrës” u festua vitin e kaluar. Për mijëra banorë të Korçës, emigrantë dhe turistë të huaj, kjo festë mbeti një eveniment që nuk harrohet lehtë. Tashmë Bashkia e mbështetur edhe nga pronarët e fabrikës së “Birra Korça”, po ripërtërijnë një traditë të vjetër të qytetit. Kjo festë njëherazi ringjall gëzim, mbresa, e kujtime për kohët e hershme, kur në Korçë u prodhua për herë të parë birra shqiptare. Festa, ashtu si edhe vitin e kaluar do të organizohet në mjediset para pallatit të sportit “Tamarra Nikolla”. Bashkia organizoi dje edhe një konferencë për shtyp, ku nënkryetari i saj Sotiraq Filo nënvizoi risitë që sjell për qytetin organizimi i një feste të tillë. “Bashkia po organizon një nga festat më të mëdha të qytetit, e cila do të vazhdojë katër net me radhë. Kemi parashikuar një fond prej 700 mijë lekësh, pasi na mbështetën biznesi dhe sponsorët që iu kërkuam ndihmë”, u shpreh ai. Logoja e festës është një përpunim i lehtë i asaj, që ka pasur birra e parë shqiptare e prodhuar në Korçë në vitin 1928. Përveç birrës, çdo mbrëmje korçarët do të shijojnë edhe programet muzikore me këngëtarët dhe grupet më të mira të vendit.
Sponsorët
- UNION BANK
- Emboriki Bank
- WESTERN UNION
- Fondacioni “KENEDI”
- Kapurani “VIARA”