I moshuari në gjyq: Qëllova mbi gruan se më ofendonte nga nderi
TIRANE - “Bashkëshortja më ofendonte gjithmonë edhe nga nderi, por unë jam treguar gjithmonë i matur me të.
Mëngjesin e së hënës, duke mos duruar dot grindjet më bashkëshorten nisa të pi derisa u deha dhe pastaj nuk mbaj mënd se çfarë kam vepruar”. Kjo ishte dëshmia e 79-vjeçarit Selman Lala, para gjykatëses së gatshme të Gjykatës së Tiranës, e cila drejtoi seancën për caktimin e masës së sigurisë për të. Seanca u zhvillua në spital ku plaku është dërguar prej dy ditësh, pasi menjëherë pas arrestimit shëndeti i tij i rënduar dhe i stimuluar nga mosha 79-vjeçare bëri që ai të mos përballonte izolimin në qelitë e shoqërimit të Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit. Prokurori që kishte drejtuar hetimet paraprake pohoi para gjyqtares së gatshme se ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së hënës në banesën e familjes Lala në fshatin Sharrë të Tiranës. Sipas tij, policia ishte njoftuar nga një telefonatë se kishte gjetur vdekjen 76-vjeçarja Sofie Lala. Grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje ka konkluduar se vdekja e saj ishte shkaktuar nga një plagë e shkaktuar me armë gjuetie. Pas kësaj policia arrestoi në flagrancë bashkëshortin e viktimës, i cili e pranoi fajësinë. Ndërkohë policia kishte bllokuar edhe armën e krimit, e cila është dërguar për ekspertizë në laborator, gjithashtu pas verifikimeve në polici ka rezultuar se i arrestuari Selman Lala e dispononte me leje këtë armë. Ndërsa duke folur për motivin e krimit të rëndë brenda familjes, përfaqësuesi i akuzës tha se gjithçka ka ndodhur pas një grindje të çastit midis bashkëshortëve Lala, ku dyshohet se autori përgjatë momenteve të ngjarjes, ka qenë në gjendje të papërgjegjshme për shkak të konsumimit të një sasie të konsiderueshme alkooli. Në fund prokurori i kërkoi gjykatës vendosjen e masës së sigurisë “burg pa afat” për të moshuarin. Kurse pala mbrojtëse dhe vetë i pandehuri kërkuan një masë më të lehtë, me pretendimin se 79-vjeçari ishte vetëdorëzuar në polici, ai kishte vepruar në gjendje papërgjegjshmërie dhe pas dërgimit në qeli kishte vënë në dispozicion të hetimit të gjitha detajet e ngjarjes dhe rrethanat, që e çuan të ekzekutonte njeriun me të cilin jetonte prej rreth 60 vjetësh. Pas kësaj gjykata vendosi që ai të qëndronte në qeli deri në përfundim të hetimeve. fa.ma.