E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji, burgu i padrejtë dëmshpërblehet

TIRANE – Ligjet shqiptare parashikojnë dëmshpërblim për çdo ditë të mbajtjes së padrejtë në burg, të personave të dyshuar për vepra penale. 

Në rast se një person është mbajtur në qeli përtej afateve të dënimit të dhënë nga gjykata apo në kapërcim të masës së dënimit të parashikuar nga Kodi Penal, atëherë ai përfiton dëmshpërblim për çdo ditë të qëndrimit në burg në mënyrë të padrejtë. Dëmshpërblime të tilla jo vetëm që i kushtojnë buxhetit të shtetit, por edhe konsiderohen si raste të sistemit jo efektiv të drejtësisë dhe shkeljes së të drejtave të njeriut. Në këtë mënyrë, së paku në Prokurori por edhe në gjykata, është krijuar prej vitesh tradita e ndëshkimit të prokurorëve apo gjyqtarëve që bëhen shkak për mbajtjen e padrejtë në burg të personave të dyshuar për shkaqe burokratike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›