Flakët përpijnë plantacione ullinjsh
BERAT/SARANDE – Zjarret kanë djegur plotësisht një numër të konsiderueshëm rrënjësh ulliri dje në Berat dhe në Sarandë.
Sipas policisë së Beratit zjarre të qëllimshme kanë shkrumbuar një sipërfaqe prej 16 hektarë të mbjellë me ullinj në fshatrat Sqepur dhe Malas Breg të komunës Poshnjë të këtij rrethi. Burime të policisë bënë të ditur se zjarri me përmasa më të mëdha ra në orën 11:00 në një plantacion në fshatin Sqepur, ku u dogjën 16 hektarë më ullinj. Flakët kanë përparuar shpejt, të ndihmuara edhe nga era. Ndërhyrja e zjarrfikësve të mbërritur në vendngjarje ka qenë e vështirë, për shkak të terrenit të vështirë, por pas disa orësh është lokalizuar situata. Ndërkohë që një tjetër vatër zjarri në fshatin Malas Breg ka djegur një sipërfaqe prej 4 hektarësh të mbjellë më ullinj. Mësohet se policia po punon për identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve. Ndërsa një zjarr i rënë rreth orës 19:00 të së martës në fshatin Kalasë të Delvinës, që ka vijuar deri në mesditën e djeshme ka djegur 600 rrënjë ullinj. Flakët përfshinë edhe katër shtëpi të vjetra të pabanuara. Po dje një vatër zjarri u regjistrua në “Kodrat e Tepes” në Shkodër, flakët e të cilit iu afruan disa shtëpive në zonë, si dhe një reparti ushtarak, por pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe forcave të FNSH-së ai është fikur. d.xh/sh.d