Aksioni, bllokohen 9 makina luksoze të vjedhura në Europë
Policia e Tiranës organizon operacionin e koduar “BMW”, për gjetjen e makinave të vjedhura Kërkohet arrestimi i një italiani. Vihen në hetim të gjithë poseduesit e automjeteve të bllokuara
Artan CENA
TIRANË - Aksion rrufe i policisë për bllokimin e automjeteve luksoze të vjedhura në vende të ndryshme të Europës, ndërkohë që policia ka kërkuar deri tani arrestimin e një qytetari italian që ka sjellë në vendin tonë një makinë të vjedhur. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se janë bllokuar nëntë makina të llojeve, “BMW”, “Porsche” etj., që rezultojnë të denoncuara si të vjedhura. Bllokimi i automjeteve është bërë gjatë operacionit të koduar “BMW”. Ishin specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme që kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit. Të gjitha automjetet e bllokuara janë të prodhuara vitet e fundit. Makinat janë sekuestruar nga policia pasi, sipas verifikimeve të kryera nga Interpol Tirana kanë rezultuar se janë të vjedhura jashtë kufijve të Shqipërisë.
Makinat e bllokuara
Burimet e policisë thanë se operacioni është zhvilluar gjatë natës duke gdhirë dita e djeshme. Gjatë aksionit janë kontrolluar dhjetëra makina luksoze që lëvizin në kryeqytet dhe në shënjestër kryesisht kanë qenë automjetet me targa të huaja. Në përfundim të operacionit janë bllokuar nëntë automjete që rezultonin të vjedhura në vende të ndryshme të Europës. Sipas policisë, në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë është bllokuar makina tip “Mini Cooper”, pasi rezultonte e vjedhur në Itali me datë 21 prill 2009. Mjeti iu bllokua një 38-vjeçari, i cili do të ndiqet në hetim të lirë për konsumim të veprës penale të “trafikimit të mjeteve motorike”. Nga hetimet e kryera rezultoi se ky automjet ka hyrë në Shqipëri përmes doganës së Hanit të Hotit në datën 10 prill 2009, nga italiani Angelo Gisondi, 42 vjeç, dhe është duke u punuar për kapjen e tij, duke bashkëpunuar edhe me Policinë italiane.
Po ashtu, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” është bllokuar automjeti fuoristradë tip “Porsche Cayenne”, ku pas verifikimeve të kryera nga Interpol Tirana, ka rezultuar i vjedhur në Serbi më datë 4 gusht 2008. I bllokuar është dhe automjeti tip fuoristradë marka “BMW X6” ngjyrë e bardhë, e vjedhur në Itali. Një tjetër makinë, e markës “Smart”, është bllokuar pasi është e vjedhur në Itali. Të bllokuara janë dhe një fuoristradë “Toyota”, e vjedhur në Serbi, një makinë “Mercedes Benz”, i vjedhur në Itali. Në ambientet e policisë është bllokuar dhe një fuoristradë e markës “Porsche Cayenne”, e vjedhur në Serbi, një veturë “BMW” e vjedhur në Itali dhe një tjetër “BMW Grand Tourismo” e vjedhur në Gjermani.
Akuzat
Policia e Tiranës tha se deri tani për të gjithë poseduesit e këtyre makinave është ngritur akuza e “trafikimit të mjeteve motorike”. Hetimet ndaj tyre janë duke u bërë në gjendje të lirë. Vetëm për një shtetas italian është kërkuar arrestimi. Por largimi i tij nga Shqipëria ka bërë që policia të kërkojë ndihmën e homologëve italianë me qëllim arrestimin e tij e sjelljen në vendin tonë me qëllim që ai të gjykohet për akuzën e ngritur, atë të “trafikimit të mjeteve motorike”. Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se aksioni do të vazhdojë dhe në ditët në vazhdim, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin, me qëllim identifikimin dhe bllokimin e makinave që janë vjedhur jashtë Shqipërisë, por dhe brenda.
Aksioni i koduar “Rrugicat”
Vidhnin me dhunë qytetarët, vihen në pranga tre të rinj
TIRANË - Tre të rinj janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës gjatë aksionit të koduar “Rrugicat”. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë gjatë ditës së djeshme se efektivët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Pronës kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e një grupi kriminal me tendencë kryesisht vjedhjet me dhunë. Arrestimet janë bërë në sajë të një pune intensive operative. Në pranga janë vënë: Kastriot Izsmailaj, 19 vjeç, banues në Paskuqan Tiranë, Besmir Natolli, 21 vjeç, banues në Kodër Kamzë dhe Valmir Gecaj, 21 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë, të arrestuarit dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy ditë më parë, në rrugën “Dedë Gjon Luli” në Tiranë (prapa restorant “Piaca”) kanë grabitur me dhunë një bashkëmoshatarin e tyre, duke i marrë një varëse floriri dhe të gjitha sendet personale. Menjëherë i dëmtuari ka bërë denoncimin në polici, e këta të fundit kanë nisur hetimet. Nga kërkimet e kryera është bërë i mundur ndalimi i të dyshuarve. Policia tha se nga hetimet e deritanishme rezulton se ky grup kriminal, në bashkëpunim mes tyre, ka realizuar një sërë vjedhjesh në kohë e vende të ndryshme në Tiranë. Policia e Tiranës tha se në bashkëpunim me prokurorinë vazhdon puna hetimore për të dokumentuar tërësisht aktivitetin e tyre kriminal, me tendencë grabitjen me dhunë.
Dy të arrestuar
Shkojnë të vjedhin telin e pompave, bien në energji elektrike
ELBASAN - Shkojnë të vjedhin tel bakri, por bien në energji elektrike. Dy persona janë vënë në pranga pasi janë kapur duke vjedhur kabllo bakri në stacionin e pompimit në Peqin. Burime zyrtare nga Policia e Elbasanit thanë se mbrëmjen e dy ditëve më parë, në orën 22:30, nga ana e efektivëve të Seksionit Kundër Pronës është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i dy personave, konkretisht i Juljan Shehut, 35 vjeç dhe Hektor Gurajt, 34 vjeç, të dy banues në lagjen ”Çlirimi” në Elbasan. Burimet zyrtare nga Policia e Elbasanit thanë se arrestimi i tyre u bë pasi dy të sipërpërmendurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin kabllo me tela bakri në stacionin e pompimit në fshatin Lolaj, komuna Përparim në Peqin. Dy të arrestuarit, pasi kanë hapur derën kryesore të këtij stacioni, janë futur brenda dhe kanë filluar të çmontojnë pajisjet. Nga pakujdesia kanë rënë nën tension dhe si pasojë është dëmtuar Hektor Guraj, i cili ndodhet në spitalin kirurgjik të Elbasanit jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë është njoftuar policia për këtë ngjarje dhe gjatë hetimeve është zbuluar se dy personat kishin shkuar për të vjedhur. Pas ndalimit të tyre, dosja me materiale i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për hetime të mëtejshme. Ndaj dy të ndaluarve është ngritur akuza e “vjedhjes së mbetur në tentativë”.
12 Qershor 2010