E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregu i bonove, Konkurrenca vijon hetimet ndaj BSH-së



Autoriteti i Konkurrencës i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë që të rikthehet skema e vjetër, ku cilido që kërkon të investojë në bono ta bëjë këtë pranë sportelit të bankës qendrore. Aktualisht një individ hap një llogari pranë BSH-së, ndërsa paratë i arkëton në një nga bankat e nivelit të dytë. Sipas kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Milo, i është sugjeruar BSH-së që të pranojë individët në sportelin e saj, për të kryer të gjitha veprimet. Në bazë të vendimit të këtij institucioni, Banka duhet të rikthejë depozitimin “cash” pranë saj, si një mënyrë për të eliminuar kostot e transaksionit në shumat e investuara. Por problemi nuk qëndron vetëm tek procedurat e ndërlikuara, por edhe tek kostot e fshehta që paguan individi apo subjekti. Ky i fundit për një investim të tillë paguan dy herë komision, një herë pranë Bankës Qendrore dhe një herë pranë bankës së nivelit të dytë. Blerja e bonove të thesarit mund të kryhet edhe në bankat e nivelit të dytë, por këto të fundit nuk japin informacionin e nevojshëm për shkak se janë të interesuara për depozita. Bonot e thesarit janë letra me vlerë të qeverisë dhe blerja e tyre nga individët ka fitime më të larta se një depozitë në një bankë të nivelit të dytë.

Kursi i këmbimit, leku fiton pikë ndaj valutave të forta

Monedha kombëtare, leku fiton pikë ndaj valutave të forta. Gjatë ditës së djeshme, euro dhe dollari janë dobësuar kundrejt pak ditëve më parë. Monedha amerikane blihet me 112.4 lekë dhe shitet me 113 lekë, ndërsa monedha e Eurozonës shkëmbehet me 136.2 lekë në blerje dhe me 136.7 lekë në shitje. Gjatë javëve të fundit, valutat e forta kanë pësuar një forcim të vazhdueshëm ndaj lekut, veçanërisht dollari, favorizuar kjo edhe nga ecuria e bursave. Forcimi i euros dhe dollarit nuk është një lajm i mirë për klientët e bankave që kanë marrë kredi në valutë dhe të ardhurat i kanë në lekë, pasi ata do të paguajnë më shumë për këstet mujore. Nga ana tjetër, efekte negative ndihen edhe në tregtinë e jashtme, pasi forcimi i valutave rrit vlerën e importeve që rrjedhimisht përkthehet me rritje të çmimeve në treg.

Interesat bankare
Përditësimi i fundit: 10.06.2010
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 4.13%
12M 12-mujor 6.99%
6M 6-mujor 6.15%
3M 3-mujor 5.35%
1M 1-mujor 5.09%
1Ë njëjavor 4.90%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.66%
1Ë njëjavor 6.28%
o/n njëditor 6.11%
12M 12-mujor 8.74%
6M 6-mujor 7.80%
3M 3-mujor 7.07%

12 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›