Aksioni, drejt bllokimit 400 subjekte lojërash fati
Pak ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri "Për Lojërat e Fatit", Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave ka nisur një aksion për konfiskimin e mjeteve elektronike të përdorura për aktivitete të paligjshme nga subjektet. Drejtori i Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Shkëlqim Hoxha, tha se po veprohet me tolerancë zero ndaj kujtdo personi apo subjekti që nuk paguan taksat dhe vepron në kundërshtim me ligjin. Aksioni ka nisur prej dy ditësh në Tiranë dhe pritet të shtrihet në të gjithë vendin. Përpara nisjes së operacionit të konfiskimit dhe bllokimit, në një hark kohor prej 7 muajsh, njësia kishte evidentuar subjektet që ushtrojnë veprimtari të paligjshme, në mënyrë që operacioni të jetë i shpejtë dhe me rezultat. Aksioni pason operacionin e zhvilluar në fund të nëntorit, i quajtur "Kumari", ku u sekuestruan pajisje elektronike dhe u mbyllën më shumë se 110 subjekte të paligjshme. Gjobat kapën një shifër prej 600 milionë lekësh dhe pritet një rritje e fondit falë aksionit që po zhvillohet këto ditë.
Nga kontrollet e ushtruara në të gjithë vendin ekzistojnë rreth 1500 adresa, në të cilat zhvillohen aktivitete lojërash fati. Në rreth 400 prej tyre ushtrohet aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit. Ndërkohë, vetëm 22 subjekte janë të licencuara në kategorinë kazino elektronike dhe 18 subjekte janë të licencuara në kategorinë baste sportive. Sipas njësisë, në treg operojnë 10 subjekte të licencuara në kategorinë bingo, 1 subjekt i licencuar për kategorinë kazino dhe 4 subjekte në kategoritë e tjera. Drejtori i Njësisë, Shkëlqim Hoxha, shpjegoi rastet kur ka të drejtë konfiskimi të mallit. Sipas tij, "kur subjektet ushtrojnë aktivitet të paligjshëm, që do të thotë se nuk janë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe nuk kanë leje për ushtrim aktiviteti, nuk kanë nipt sekondar etj., njësisë i jepet e drejta për të konfiskuar pajisjet e këtyre subjekteve private", tha Hoxha. Penalizmi mund të bëhet edhe më i ashpër, pra deri në bllokim aktiviteti, në rastet kur subjekti nuk ka paguar detyrimet fiskale ndaj shtetit.