Rikthehen kufizimet. OSSH: Tirana do jetë 3 orë pa drita
Mungesa e energjisë elektrike nuk do t‘u ndahet abonentëve shqiptarë edhe për ca kohë të tjera. Rikthimi i ndërprerjes së dritave nuk bëhet për shkak të problemeve me importin apo me prodhimin në hidrocentrale, por për disa ndërhyrje në disa linja 220 kilovolt. Drejtuesit e Operatorit të Sistemit të Transmetimit i kanë cilësuar ndërhyrjet në rrjet si të domosdoshme për kryerjen e investimeve, të cilat mundësojnë forcimin e kapacitetit për furnizimin me energji elektrike. Kufizimet do të zgjasin tri ditë dhe prekin zonën e Tiranës, kryesisht qendrën e saj.
Plani
Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, bëjnë të ditur se janë të detyruar të kryejnë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit dhe në Fushë-Krujë, si pasojë e investime që po realizon OST në nënstacionin 220 kilovolt. Vlera e investimit nuk bëhet e ditur, por mësohet se ndërhyrja në nënstacion ishte planifikuar me kohë. Konkretisht, burime zyrtare nga OST-ja deklarojnë se ditën e sotme do të punohet në linjën Tiranë-Fushë Krujë nga ora 11:00-14:00 dhe për këtë shkak qyteti i Fushë Krujës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Një ditë më pas, pra më 25 janar, do të punohet në linjën Tiranë-Qendër, nga ora 09:00-12:00 dhe do të ndërpritet energjia elektrike në disa zona të kryeqytetit. OST konfirmon ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për të paktën tri orë për zonat bulevardi "Zogu I", bulevardi "Zhan D‘Ark", Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, rruga "Myslym Shyri", zona përreth sheshit "Avni Rustemi", Shallvareve, Selvisë, si dhe zona përreth Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kufizimet do të vijojë edhe ditën tjetër, pra të hënën, më 26 janar. Në këtë ditë do të punohet në linjën Tiranë-Uzina e Traktorëve, nga ora 08:00-11:00 dhe do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në rrugën "Ali Demi", Rruga e Elbasanit, Rruga Bardhyl, Qyteti Studenti, Ministria e Shëndetësisë, "Myslym Shyri" dhe në zonën e Farkës. "Nisur nga këto kufizime, OST dhe OSSH kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, konsumatorëve industrialë dhe bizneseve, për shqetësimet që mund të krijohen gjatë punimeve në datat 24-26 janar", shprehet një burim zyrtar i OST-së.
Zonat që preken
Bulevardi "Zogu I"
Bulevardi "Zhan D‘Ark"
Rruga e Durrësit
Rruga e Kavajës
Rr. "Myslym Shyri"
Sheshi "Avni Rustemi"
Shallvaret
Selvia
Ministria e Punëve të Jashtme
Rruga "Ali Demi"
Rruga e Elbasanit
Rruga Bardhyl
Qyteti Studenti
Ministria e Shëndetësisë