Aksioni i gjelbërimit shtrihet në rrugën “Ismail Qemali”
18/02/2009 Projekti “Një qytetar, një pemë”
Një tjetër zonë në kryeqytet i është nënshtruar nismës së ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për shtimin e sipërfaqes së gjelbër në kuadër të projektit "Një qytetar, një pemë". Gjatë ditës së djeshme aksioni i radhës është zhvilluar në zonën e ish-Bllokut, pranë rrugës "Ismail Qemali", ku janë mbjellë rreth 18 pemë dekorative, me bashkëpunimin vullnetar edhe të kompanisë “Ak-Invest”, sh.a. I pranishëm në këtë ceremoni, kreu i Bashkisë Edi Rama ka pohuar se ky aksion do të shtrihet edhe në zona të tjera të kryeqytetit. “Unë dua të shpreh kënaqësinë që numri i sipërmarrësve që po i bashkohen kësaj nisme po shkon duke u shtuar, sepse nga ana tjetër është e qartë se po rritet ndjeshmëria ndaj domosdoshmërisë për një mjedis më cilësor, për një ajër më të pastër dhe sigurisht po rritet edhe vetëdija se një pemë e mbjellë sot është një garanci më shumë për fëmijët tanë nesër”, - ka theksuar Rama. Ndërkohë pjesë e këtij projekti mund të jetë çdo qytetar i Tiranës, shoqatat jofitimprurëse, agjencitë e ndryshme, bizneset e mëdha dhe të vogla, kompanitë private dhe shoqëritë, mund të japin kontributin e tyre dhe të bëhen kështu pjesë e kësaj iniciative, e cila është një thirrje për veprim, është më shumë se të mbjellësh një pemë. Që prej fillimit të muajit dhjetor Bashkia ka ndërmarrë fushatën e shtimit të masës së gjelbër në kryeqytet, fushatë e cila synon ndërgjegjësimin e komunitetit në ruajtjen dhe dhënien e kontributit të tyre për një mjedis sa më të shëndetshëm. Kjo fushatë pritet të mbyllet në fund të muajit shkurt, teksa është përcaktuar dhe objektivi për mbjelljen e rreth 3000 fidanëve dekorativë në këtë hark kohor.