E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksioni zbret te lulishtja pranë parkut “Rinia”

28/04/2010 Shtimi i sipërfaqes së gjelbër

Aksioni i radhës për shtimin e sipërfaqes së gjelbër në kryeqytet është zhvendosur gjatë ditës së djeshme në ambientet e lulishtes pranë parkut “Rinia”, në të cilin janë mbjellë disa pemë dekorative. Nismës së Bashkisë së Tiranës, “Një qytetar, një pemë”, i janë bashkëngjitur edhe subjektet private e veçanërisht bankat. Kësaj zone i janë shtuar 25 rrënjë dekorative. Ndërkohë që në ditët e ardhshme ky aksion pritet të shtrihet edhe në zona të tjera të kryeqytetit. Sipas kryebashkiakut Edi Rama, janë të shumta kompanitë private, shoqatat jofitimprurëse, agjencitë, bizneset e mëdha dhe të vogla, donatorë vendas e të huaj, shoqëritë e ndryshme, por edhe vetë qytetarët, të cilët në mënyrë vullnetare janë bërë pjesë e kësaj iniciative, duke kontribuar në shtimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet. “Një qytetar, një pemë” është një nismë ku ‘Tirana Bank’ rimerr pjesë, dhe nga ana tjetër dua të siguroj të gjithë tashmë se kjo nismë i ka të gjitha mundësitë që në sezonin e ardhshëm të mbjelljeve, kur ai të fillojë, në fund të këtij viti, të vëmë një objektiv edhe më ambicioz, sesa ky i këtij viti dhe të arrijmë të mbjellim 5000 pemë”, ka deklaruar Rama gjatë këtij aktiviteti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›