E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktet e korrupsionit ia bëjnë muu, ia bëjnë dhe buum

Renditja e Shqipërisë si më e korruptuara në Ballkan (dhe me diferencë të madhe me të tjerët), ka shkaqe konkrete, të dhimbshme. Aktet e korrupsionit janë sheshit, ia bëjnë muu. Madje, ia bëjnë dhe buum.

I dyshuari i madh është Berisha, pasi nga tri çështje të mëdha që janë hapur, Gërdeci, Fazlliçi dhe rruga Durrës-Kukës, në dy të parat, duhet të shkojnë në prokurori të dy fëmijët e tij biologjikë, dhe tek e treta, djali i tij politik, Lulzim Basha.

Kaq mjafton të besojmë të gjithë, se ai dëshiron një gjyqësor që të rrijë në rresht para Alibeajt, apo një prokurori që të komandohet, mundësisht, nga bodyguard-i i tij. Beteja e duhur që kjo të mos ndodhë, duhet të zhvillohet tani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›