Për Skënderbeun, pse duhet ti besojmë Schmit-it dhe jo Barletit?
Për fat të keq, gati 20 vjet me radhë, flitet me zë të lartë për rishkrim të Historisë së Shqipërisë. Dëgjoj argumente dhe kundërargumente. Është i qartë dhe i kuptueshëm meraku për domosdoshmërinë e saktësimit të historisë së viteve 1920-1991. Ndoshta edhe saktësimet e korrigjimet e periudhës 1912-1920, janë të nevojshme.
Por, nuk mund të pranohet zelli për të përbaltur Heroin Kombëtar, Historinë e Shqipërisë skënderbejane. Në fund të fundit, pse shqiptarët e shekullit të XXI, duhet t'i besojnë një historiani zviceran, Schmitt-it, dhe të mos i besojnë Barletit të Gjergj Kastriotit??!! A mos duhet që "të ngrejë nga balta dhe të rivrasim të rënët?