Aktet korruptive, dëmshpërblim të dëmtuarve
Kush kryen afera korruptive, duhet të dëmshpërblejë të dëmtuarin brenda tre viteve. Këtë gjë parashikon projektligji më i fundit i qeverisë për “Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”. Sipas këtij drafti, dëmi i shkaktuar nga veprimet korruptive kompensohet kur i padituri ka kryer apo ka autorizuar aktin e korruptimit ose ka dështuar në ndërmarrjen e hapave të duhur, për ta parandaluar aktin e korruptimit, paditësi ka pësuar dëmtimin, ka një lidhje shkakësore ndërmjet aktit të korruptimit dhe dëmit. Një tjetër pikë e rëndësishme e këtij projektligji është se kompensimi për shpërblimin e dëmit nga veprimet korruptive pakësohet ose hiqet në rrethanat, kur personi i dëmtuar, me faj ka ndihmuar në shkaktimin e tij. Për kërkimin e shpërblimit të dëmit, në zbatim të nenit 639/1, afati për parashkrimin e padisë është tre vjet, duke filluar nga data që personi ka pësuar dëmtimin ose bëhet i ndërgjegjshëm për dëmin e pësuar dhe për personin që e ka shkaktuar. Personi i dëmtuar nuk mund të ngrejë padi për shpërblimin e dëmit, në zbatim të nenit 639/1, pas kalimit 10 vjet nga data e kryerjes së veprimit korruptiv. Kurse, sipas nenit 639/1, personi që nëpërmjet kërkimit, ofrimit, dhënies a pranimit, të drejtpërdrejtë ose në mënyrë të tërthortë, të një mitmarrjeje ose çdo lloji tjetër avantazhi a përfitimi, që deformon kryerjen e çdo detyre ose sjelljeje, të kërkuar nga pranuesi i mitmarrjes, për pasojë edhe avantazhin e padrejtë, detyrohet të shpërblejë dëmin e shkaktuar. Kompensimi i dëmit mund të mbulojë dëmtimin material, humbjen e përfitimeve dhe humbjet jomonetare. Çdo kontratë që ka për objekt veprime korruptive ose kontratat që janë të lidhura me to, në çfarëdolloj titulli, janë të pavlefshme”. Propozimi për një projektligj të tillë është bërë nga Këshilli i Ministrave në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronja “d”, e 83, pika 1 të Kushtetutës. Përmes këtij drafti, qeveria synon t’u ndalë rrugën aferave korruptive dhe të marrë në mbrojtje qytetarët shqiptarë që bien pre e korrupsionit.
Përgjegjësia nga veprimet korruptive
Neni 639/1
1. Personi, që nëpërmjet kërkimit, ofrimit, dhënies a pranimit, të drejtpërdrejtë ose në mënyrë të tërthortë, të një mitmarrjeje ose çdo lloji tjetër avantazhi a përfitimi, që deformon kryerjen e çdo detyre ose sjelljeje, të kërkuar nga pranuesi i mitmarrjes, për pasojë edhe avantazhin e padrejtë, detyrohet të shpërblejë dëmin e shkaktuar. 2. Kompensimi i dëmit mund të mbulojë dëmtimin material, humbjen e përfitimeve dhe humbjet jomonetare.
Neni 639/2
Dëmi i shkaktuar nga veprimet korruptive kompensohet kur:
a) i padituri ka kryer apo ka autorizuar aktin e korruptimit, ose ka dështuar në ndërmarrjen e hapave të duhur, për ta parandaluar aktin e korruptimit;
b) paditësi ka pësuar dëmtimin;
c) ka një lidhje shkakësore ndërmjet aktit të korruptimit dhe dëmit.
Neni 639/3
Kompensimi për shpërblimin e dëmit nga veprimet korruptive pakësohet ose hiqet në rrethanat, kur, personi i dëmtuar, me faj ka ndihmuar në shkaktimin e tij.
Neni 639/4
Për kërkimin e shpërblimit të dëmit, në zbatim të nenit 639/1, afati për parashkrimin e padisë është tre vjet, duke filluar nga data, që personi ka pësuar dëmtimin ose bëhet i ndërgjegjshëm për dëmin e pësuar dhe për personin, që e ka shkaktuar.
Personi i dëmtuar nuk mund të ngrejë padi për shpërblimin e dëmit, në zbatim të nenit 639/1, pas kalimit 10 vjet nga data e kryerjes së veprimit korruptiv.
Neni 639/5
Çdo kontratë, që ka për objekt veprime korruptive, ose kontratat, që janë të lidhura me to, në çfarëdolloj titulli, janë të pavlefshme.