KKRT-ja kërkoi rishikimin e ligjit për reklamat politike
KKRT-ja u njoh me shkresën e dërguar nga Avokati i Popullit dhe analizoi materialet e paraqitura nga Grupi i saj i Inspektimit, duke miratuar më pas gjobën ndaj “News 24” tv
Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit ka miratuar dje me shumicë votash një gjobë ndaj “News 24”, ndërsa ka kërkuar ndryshime në detaje te ato nene që parashikojnë transmetimin apo jo të reklamave politike në televizione.
Gjoba u vendos nga inspektorët e KKRT-së për transmetimin e një reklame të grupimit politik “G99” më datë 1 shtator 2008.
Pasi dëgjoi pretendimet e përfaqësuesit të “News 24”, u njoh me shkresën e dërguar nga Avokati i Popullit dhe analizoi materialet e paraqitura nga Grupi i saj i Inspektimit, KKRT-ja vendosi me shumicë votash, të miratojë gjobën prej 800 mijë lekësh, vendosur këtij televizioni.
Me transmetimin e reklamës së grupimit politik “G99”, sipas KKRT-së, televizioni “News 24” shkeli nenin 55 të ligjit “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, i cili ndalon transmetimin në radio dhe televizion të reklamave të partive ose shoqatave politike, përveç rasteve të parashikuara në ligjet elektorale.
Gjoba u vendos pas dy paralajmërimeve të njëpasnjëshme që KKRT-ja i bëri “News 24”-ës, verbal dhe shkresor, për mostransmetimin e mëtejshëm të reklamës.