E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akti i fundit, Cana për Kupën UEFA, Beqaj për Champions



E marta dhe e mërkura do të japin dhe verdiktin e tyre final për “biletat” e fundit në raundin e parë të “vdekjes” në Ligën e Kampioneve, por dhe tetë ekipet që do të vazhdojnë aventurën e tyre në Kupën UEFA.
Një ndër to është edhe Olimpiku i Marsejës i kapitenit shqiptar Lorik Cana, që lufton për vendin e tretë dhe një vend në Kupën UEFA. Marseja do të përballet në “Velodrome” me Atletikon e Madridit, në një ndeshje ku përveç revanshit për ta fituar takimin, përzihet edhe ndjenja e “hakmarrjes” për të marrë hak edhe për tifozin marsejez të ndëshkuar me tre vjet burg nga një gjykatë spanjolle. Holandezët e PSV Eindhoven do të përballen në shtëpi kundër Liverpulit, të kualifikuar tashmë. Marseja e PSV kanë pikë të barabarta, nga 3, por skuadra e Canës ka golaverazh më të mirë dhe një gol avantazh më të mirë në ndeshjet direkte kundër PSV-së.
Në ndeshjen kundër Atletikos do të mungojë Mamadu Niang, i cili do të jetë i padisponueshëm edhe për gjashtë javë. Për Marsejën ky është një problem i madh. Dhe këtë e di dhe Cana: “Olimpiku i Marsejës, me dhe pa Mamadu, është komplet i ndryshëm. Për momentin nuk mund ta zëvendësojmë. Nuk kemi asnjë lojtar me profilin e tij. Mamad ka fuqi, shpejtësi. Mund të fiksojë mbrojtjen dhe ndërmerr aksione në thellësi. Ai ka shënuar gjashtë gola në kampionat dhe tre gola në Ligën e Kampioneve”.
Një ndeshje për “jetë a vdekje” është edhe ajo e Anorthosis Famagusta të Arjan Beqajt me grekët e Panathinaikosit. Ndeshja do të luhet në Athinë dhe qipriotëve u duhet patjetër fitorja për të kaluar për herë të parë midis 16-më të mirave të Europës. Gjithsesi, edhe një barazim do të thoshte për Anorthosis kalim në Kupën UEFA, duke parë se ndeshja tjetër e grupit B është ajo midis Interit dhe Verder Bremenit.
Ndeshje interesante janë dhe ato midis Romës e Bordosë, ku italianëve u duhet të minimalisht barazimi, pasi një humbje në Romë i nxjerr jashtë loje. Edhe Çelsi-Kluzh është një ndeshje me emocion, pasi rumunët mund të shkaktojnë ndonjë surprizë në Londër.

Liga e Kampioneve
Dita 6

9 dhjetor
A Çelsi-Kluzh
A Roma-Bordo
B Panathinaikos-Anorthosis
B Bremen-Inter
C Bazel-Sporting
C Barcelona-Shakhtar
D PSV-Liverpul
D Marsejë-Atletiko

10 dhjetor

E Man. United-Alborg
E Sëlltik-Villarreal
F Steaua-Fiorentina
F Lion- Bajern
G Porto -Arsenal
G Dinamo Kiev-Fenerbahçe
H Juventus-BATE
H Real Madrid-Zenit

Gjendja në grupe
Grupi A

Roma 5 9
Çelsi 5 8
Bordo 5 7
Kluzh 5 4

Grupi B
Inter 5 8
Panathin. 5 7
Anorthosis 5 6
V.Bremen 5 4

Grupi C

Barcelona 5 13
Sporting 5 9
Shahktar 5 6
Bazel 5 1

Grupi D
Atletiko 5 11
Liverpul 5 11
Marsejë 5 3
PSV 5 3

Grupi E
Man.Jun 5 9
Vijareal 5 9
Alborg 5 5
Sëlltik 5 2

Grupi F
Bajern 5 11
Lion 5 11
Fiorentina 5 3
Steaua 5 1

Grupi G
Arsenali 5 11
Porto 5 9
Din.Kiev 5 5
Fenerbah. 5 2

Grupi H
Juventus 5 11
Real Mad. 5 9
Zenit 5 5
BATE 5 2

9 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›