Basha: Deklarata e të Drejtave të Njeriut mishërohet në Kushtetutë
Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme zhvilloi dje Konferencën "Shqipëria dhe të drejtat e njeriut", me rastin e 60-vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, në bashkëpunim me Agjencitë e Kombeve të Bashkuara.
Në të morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, ai i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Anastas Duro, përfaqësues të trupit Diplomatik në Tiranë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, punonjës të administratës publike, etj. Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, theksoi ndër të tjera se "përkujtimi i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut përbën një festë të dyfishtë për Shqipërinë, e veçanërisht për rininë e saj, po të kujtojmë se, tetëmbëdhjetë vjet më parë, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, rinia e këtij vendi u ngrit hapur, me vendosmëri e guxim për të kërkuar më shumë liri, më shumë dinjitet e më shumë të drejta, për t‘i hapur rrugën një ere të re, të demokracisë dhe iniciativës së tregut të lirë".
Duke u ndalur në parimet e Deklaratës Universale, ministri Basha theksoi se "Shqipëria është një ndër 90 demokracitë që Deklaratën Universale e kanë mishëruar në parimet kushtetuese të vendit. Në procesin e saj të demokratizimit e respektimit të të drejtave të njeriut, Shqipëria është bërë palë në tetë, nga gjithsej nëntë instrumentet themelore ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, duke bërë pjesë në grupin e mbi 80% të vendeve të OKB-së që kanë ratifikuar katër ose më shumë të tilla". Në përfundim, ministri Basha tha se në Shqipëri, një vëmendje e madhe po i kushtohet edhe respektimit të të drejtave të minoriteteve, në përputhje të plotë me Konventën për Eliminimin e Diskriminimit Racial, Konventën Kuadër të Këshillit të Evropës dhe instrumenteve të tjera në këtë fushë. Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 10 dhjetor 1948, përcaktoi parimet themelore dhe vendosi standarde të përbashkëta për të drejtat e njeriut, gjerësisht të pranuara në mbarë botën. Gjatë këtyre 60 viteve, Deklarata Universale ka frymëzuar miratimin e mbi 60 instrumenteve ndërkombëtarë në fushën e të drejtave të njeriut, midis të cilëve nëntë instrumentet themelorë të të drejtave të njeriut, çka përbën një sistem të plotë ligjor detyrues për të drejtën ndërkombëtare humanitare.