Dosjet, PD refuzon konsensusin. Proteston opozita
Politika rikthen debatin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Partia Demokratike dhe ajo Socialiste janë përplasur dje në Komisionin e Ligjeve për projektligjin për pastërtinë e zyrtarëve. Mazhoranca ka kaluar me votat e saj në parim projektligjin për hapjen e dosjeve, ndërkohë që opozita ka braktisur komisionin.
Pa votat e opozitës, Komisioni i Ligjeve miratoi projektligjin që do të verifikojë pastërtinë e figurës së çdo funksionari publik. Sipas tij, tashmë të gjithë qytetarët kanë mundësi që të shikojnë dosjet vetjake, por me kusht që të ruajnë anonimatin e personave të tjerë të përmendur në to. Kontrollit i duhet t‘i nënshtrohen të gjithë ata individë që gjatë periudhës nëntor ‘44- dhjetor ‘90 kanë qenë funksionarë të komitetit ekzekutiv, Ministrisë së Brendshme, gjyqësorit dhe deri te drejtorët e shkollave. Verifikimit nuk i shpëtojnë as ata politikanë që janë kontrolluar një herë në bazë të ligjit të vitit ‘96.
Opozita ka braktisur mbledhjen pas refuzimit të kërkesë për shtyrjen e ligjit për të cilin thanë se do të përdoret politikisht nëse nuk arrihet konsensusi.
Përplasja PD-PS
PD konfirmon se është e lodhur nga pritja e gjatë që po i bëhet çështjes së hapjes së dosjeve nga kampi rozë, ndërkohë që Partia Socialiste nuk e kundërshton çështjen e hapjes së dosjeve, por sqaron se mënyra sesi PD-ja po përpiqet të bëjë këtë gjë është qesharake. Anëtari i Komisionit të Ligjeve, përfaqësues i kampit blu, Aldo Bumçi, pohon se "kemi gjashtë muaj që presim konsensusin, por kjo gjë nuk mund të vazhdohet në këtë mënyrë". Nga ana tjetër si kundërpërgjigje, deputeti i majtë, Pandeli Majko, bën me dije se "nuk jemi kundër hapjes së dosjeve. Dakord le ta bëjmë një gjë të tillë, por mënyra sesi do ta bëjë Partia Demokratike këtë gjë është qesharake". Verifikimi i imazhit të funksionarëve publikë do të kryhet nga Autoriteti i Kontrollit të Figurave, një organ i cili do të jetë aktiv deri në fund të vitit 2014. Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, kërkoi votimin e projektligjit të propozuar pasi sipas tij është pritur më shumë se gjashtë muaj për të vendosur konsensus. Ndërkohë deputeti i PS-së, Bashkim Fino, kërkoi të shtyhet mbledhja e Komisionit të Ligjeve. Bashkëkryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhafa, kërkoi ekspertizën e ligjit nga Komisioni Evropian. Sipas tij, nuk ka vullnet për të votuar ligjin, pasi ai është i njëanshëm. Pas debateve të ashpra, opozita është larguar nga Komisioni i Ligjeve, ndërkohë që mazhoranca ka vazhduar diskutimin nen për nen.