Athina, vazhdojnë protestat dhe kaosi
Deri në orët e para të
mëngjesit, rrugët e
Athinës në lagjen qendrore
"Eksarkia", vendndodhja e
shkollës politeknike dhe e qendrës
së nxënësve, ishin sheshet e
përplasjes mes forcave të rendit
dhe nxënësve në protestë të
dhunshme.
Mëngjesi e gjeti qytetin të qetë
si pas furtune. Na duhet kohë për
t‘u interesuar për statistikat e deritanishme
të kësaj proteste të
përflakshme si në kryeqytetin
helen ashtu edhe në qytete të
tjera. Pas një nate përplasjeje të
fortë mes palëve, ku mes
nxënësve protestues u rreshtuan
dhe anarkistë dhe vjedhës
dyqanesh, autoritetet e policisë
në komunikatën e tyre për shtypin
dhanë 87 persona të
ndaluar nga forcat e rendit në
qendrën e Athinës, dymbëdhjetë
policë të plagosur, dhjetëra
personave u është dhënë ndihmë
mjekësore, ndër ta njerëz me
probleme frymëmarrjeje për shkak
të thithjes së gazit lotsjellës.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në
192 raste zjarri. Nga këto 49
zjarre kanë qenë në zyra shtetërore,
47 zjarre në dyqane, 14
zjarre në banka dhe tre në qendra
ministrore. Zjarri u është
vënë edhe dhjetëra autoveturave.
Bashkia e Athinës ka
vënë në dukje punën e saj për
pastrimin e qytetit nga djegiet
dhe thyerjet. Ajo u shpreh shumë
e shqetësuar për reputacionin
në fushën e turizmit të qytetit
superarkeologjik. Por buletini i
policisë që për nga pasojat i ngjante
atyre të luftës, nuk ishte
përfundimtar. Nxënësit protestues
dolën edhe sot në rrugët e
Athinës, të dhunshëm, me më
shumë shishe molotov kundër
forcave të rendit. Në orën 14 në
sheshin "Sintagma" në përleshje
mbeti i lënduar një nxënës.
Pranë Parlamentit atij iu dha
ndihma e parë nga një trupë
shëndetësore e specializuar, si
edhe u përcoll me ambulancë në
spitalin më të afërt. Ishim të
pranishëm dhe mundëm të fotografojmë
si të lënduarin ashtu
edhe ndihmën që iu dha. Në
sheshin "Sintagma", deri në orën
16 nxënës dhe të rinj qëndruan
të ulur para Parlamentit. Midis
tyre dhe forcave të policisë,
përveç batutave shkëmbeheshin
edhe gurë. Ilaritet mes protestueseve
shkaktonte largimi i trupave
për t‘u zëvendësuar me të
freskët. Nxënësit në këtë rast
përqeshnin duke komanduar në
kor " Një, dy, një, dy, një dy!"E
lamë sheshin për të vizituar një
familje shqiptare rezidente në
lagjen "Eksarkia". Pamë se krahas
gurëve të hedhur dhe qëndrimit
roje të policëve, para Parlamentit
helen punonin njerëzit e
pastrimit të bashkisë. Shqiptarët
që vizituam kërkuan të mos
identifikoheshin. Ishin nga
Gjirokastra dhe Përmeti. Punonin
e jetonin si shumë shqiptarë
prej vitesh në Athinë. Kishin
fëmijë në shkollën politeknike
na thanë se edhe ata si prindërit
e tjerë grekë ishin të shqetësuar
për fëmijët. "Jemi punëtorë e
punojmë me djersën e ballit për
ata fëmijë. Na shkojnë mirë në
shkollë dhe jemi të kënaqur që
kanë zgjedhur atë shkollë profesionale
për edukimin e tyre si ne
me punën. Fëmijët tanë, përveç
edukimit në familje edukohen
edhe në shoqëri. Do bëjnë si
shokët. Kam dalë me komshiun
për të qenë pranë ngjarjeve në
lagje. Djalin tim nuk ma kanë
zënë sytë. Por e di se edhe ai është
atje me shokët. Jemi në merak
se jemi emigrantë ende të pabërë
qytetarë të Republikës Greke.
Ndërsa djalit kjo i duket e çuditshme.
Ai ka ardhur këtu një vjeç.
Është rritur e shkolluar në këtë
lagje. Shokët e duan dhe ai i do.
Është më ta, por unë dhe gruaja
kemi merak. Nuk duam të na
ngatërrohet me vjedhës e shkatërrues
vandalë". Edhe djalin e
takuam. Ishte i qeshur dhe me
trup atleti. Shqipen e fliste shumë
mirë megjithëse nuk kishte bërë
asnjë klasë në shqip. Nuk folëm
fill e për protestën, sepse i ati na
kishte paralajmëruar, por vetë
djali u kënaq kur mori vesh se
edhe ne nga Tirana ishim të interesuar
për protestën e tyre. "Do
t‘u them shokëve që në Athinë
kanë ardhur edhe gazetar shqiptarë,
dhe atyre do t‘u bëhet qejfi.
E kam fjalën si për shokët e shkollës
ashtu edhe ata të lagjes". "A
të dallojnë shokët si shqiptar -ishte
pyetja jonë". "Po më dallojnë
edhe si shqiptar. Por më duan
shumë dhe i dua shumë. Veçanërisht
këto ditë pas vrasjes nga policia
të heroit tonë, Aleksis Georgopolos.
"Nuk arritëm dot të marrim
informacion nga ambasada
jonë në Athinë në lidhje me sigurinë
a cenimin e interesave të
qytetarëve shqiptarë në Athinë e
Greqi. Telefoni nuk u ngrit. Ndoshta
kishim numrin gabim. Kryeministri
i Republikës Greke njoftoi se
shteti helen do të kompensojë në
kohën sa më të shpejtë dëmet e
shkaktuara gjatë protestës.
mëngjesit, rrugët e
Athinës në lagjen qendrore
"Eksarkia", vendndodhja e
shkollës politeknike dhe e qendrës
së nxënësve, ishin sheshet e
përplasjes mes forcave të rendit
dhe nxënësve në protestë të
dhunshme.
Mëngjesi e gjeti qytetin të qetë
si pas furtune. Na duhet kohë për
t‘u interesuar për statistikat e deritanishme
të kësaj proteste të
përflakshme si në kryeqytetin
helen ashtu edhe në qytete të
tjera. Pas një nate përplasjeje të
fortë mes palëve, ku mes
nxënësve protestues u rreshtuan
dhe anarkistë dhe vjedhës
dyqanesh, autoritetet e policisë
në komunikatën e tyre për shtypin
dhanë 87 persona të
ndaluar nga forcat e rendit në
qendrën e Athinës, dymbëdhjetë
policë të plagosur, dhjetëra
personave u është dhënë ndihmë
mjekësore, ndër ta njerëz me
probleme frymëmarrjeje për shkak
të thithjes së gazit lotsjellës.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në
192 raste zjarri. Nga këto 49
zjarre kanë qenë në zyra shtetërore,
47 zjarre në dyqane, 14
zjarre në banka dhe tre në qendra
ministrore. Zjarri u është
vënë edhe dhjetëra autoveturave.
Bashkia e Athinës ka
vënë në dukje punën e saj për
pastrimin e qytetit nga djegiet
dhe thyerjet. Ajo u shpreh shumë
e shqetësuar për reputacionin
në fushën e turizmit të qytetit
superarkeologjik. Por buletini i
policisë që për nga pasojat i ngjante
atyre të luftës, nuk ishte
përfundimtar. Nxënësit protestues
dolën edhe sot në rrugët e
Athinës, të dhunshëm, me më
shumë shishe molotov kundër
forcave të rendit. Në orën 14 në
sheshin "Sintagma" në përleshje
mbeti i lënduar një nxënës.
Pranë Parlamentit atij iu dha
ndihma e parë nga një trupë
shëndetësore e specializuar, si
edhe u përcoll me ambulancë në
spitalin më të afërt. Ishim të
pranishëm dhe mundëm të fotografojmë
si të lënduarin ashtu
edhe ndihmën që iu dha. Në
sheshin "Sintagma", deri në orën
16 nxënës dhe të rinj qëndruan
të ulur para Parlamentit. Midis
tyre dhe forcave të policisë,
përveç batutave shkëmbeheshin
edhe gurë. Ilaritet mes protestueseve
shkaktonte largimi i trupave
për t‘u zëvendësuar me të
freskët. Nxënësit në këtë rast
përqeshnin duke komanduar në
kor " Një, dy, një, dy, një dy!"E
lamë sheshin për të vizituar një
familje shqiptare rezidente në
lagjen "Eksarkia". Pamë se krahas
gurëve të hedhur dhe qëndrimit
roje të policëve, para Parlamentit
helen punonin njerëzit e
pastrimit të bashkisë. Shqiptarët
që vizituam kërkuan të mos
identifikoheshin. Ishin nga
Gjirokastra dhe Përmeti. Punonin
e jetonin si shumë shqiptarë
prej vitesh në Athinë. Kishin
fëmijë në shkollën politeknike
na thanë se edhe ata si prindërit
e tjerë grekë ishin të shqetësuar
për fëmijët. "Jemi punëtorë e
punojmë me djersën e ballit për
ata fëmijë. Na shkojnë mirë në
shkollë dhe jemi të kënaqur që
kanë zgjedhur atë shkollë profesionale
për edukimin e tyre si ne
me punën. Fëmijët tanë, përveç
edukimit në familje edukohen
edhe në shoqëri. Do bëjnë si
shokët. Kam dalë me komshiun
për të qenë pranë ngjarjeve në
lagje. Djalin tim nuk ma kanë
zënë sytë. Por e di se edhe ai është
atje me shokët. Jemi në merak
se jemi emigrantë ende të pabërë
qytetarë të Republikës Greke.
Ndërsa djalit kjo i duket e çuditshme.
Ai ka ardhur këtu një vjeç.
Është rritur e shkolluar në këtë
lagje. Shokët e duan dhe ai i do.
Është më ta, por unë dhe gruaja
kemi merak. Nuk duam të na
ngatërrohet me vjedhës e shkatërrues
vandalë". Edhe djalin e
takuam. Ishte i qeshur dhe me
trup atleti. Shqipen e fliste shumë
mirë megjithëse nuk kishte bërë
asnjë klasë në shqip. Nuk folëm
fill e për protestën, sepse i ati na
kishte paralajmëruar, por vetë
djali u kënaq kur mori vesh se
edhe ne nga Tirana ishim të interesuar
për protestën e tyre. "Do
t‘u them shokëve që në Athinë
kanë ardhur edhe gazetar shqiptarë,
dhe atyre do t‘u bëhet qejfi.
E kam fjalën si për shokët e shkollës
ashtu edhe ata të lagjes". "A
të dallojnë shokët si shqiptar -ishte
pyetja jonë". "Po më dallojnë
edhe si shqiptar. Por më duan
shumë dhe i dua shumë. Veçanërisht
këto ditë pas vrasjes nga policia
të heroit tonë, Aleksis Georgopolos.
"Nuk arritëm dot të marrim
informacion nga ambasada
jonë në Athinë në lidhje me sigurinë
a cenimin e interesave të
qytetarëve shqiptarë në Athinë e
Greqi. Telefoni nuk u ngrit. Ndoshta
kishim numrin gabim. Kryeministri
i Republikës Greke njoftoi se
shteti helen do të kompensojë në
kohën sa më të shpejtë dëmet e
shkaktuara gjatë protestës.