Klima, urgjente marrëveshja e përbotshme
Për të përmbledhur me pak fjalë
atë që shumë shkencëtarë, ambi
entalistë dhe politikanë men
dojnë në lidhje me rreziqet e ndryshimeve
klimatike, aktualisht planeti dhe
sjellja jonë ndaj tij është në një fazë shumë
kritike, ku koha nuk pret më. Tashmë të
gjitha qeveritë e vendeve më të rëndësishme
të botës e dinë se bëhet fjalë për
një emergjencë dhe se kërcënimi është
real e mbi të gjitha kjo situatë është pasojë
e keqpërdorimit dhe keqtrajtimit që
njeriu i ka bërë planetit, sidomos këta dhjetëvjeçarët
e fundit. Sa më shumë kohë
kalon, aq më e pakët bëhet mundësia e
ndryshimit për mirë e situatës dhe dita e
shansit të fundit po afrohet me shpejtësi,
ndaj bota duhet që të gjejë gjuhën e
përbashkët të organizimit dhe veprimit
sa më shpejt që të jetë e mundur. Një nga
afatet më të afërta për të bërë diçka bashkë
është Konferenca e Kopenhagenit, e
caktuar për në dhjetor të vitit 2009. Komuniteti
ndërkombëtar do të mblidhet
në përpjekje për të rënë dakord mbi një
marrëveshje të re globale në lidhje me
reduktimin e emetimeve të gazeve të
dëmshëm, mbetjeve gazike nga industria
dhe transporti, kryesisht dioksidi i
karbonit, që kanë shkaktuar edhe rritjen
e madhe të temperaturave në planet. Por
nëse një marrëveshje e përbashkët nuk
do të arrihet në Danimarkë, atëherë, sipas
shumë vëzhguesve, do të jetë shumë
vonë për të ndryshuar zhvillimet e vrullshme
klimatike që do të sjellin dhe do të
shkaktojnë probleme të mëdha për
botën në përgjithësi dhe shoqërinë
njerëzore në veçanti. Ndikimi i pasojave
do të ndihet sidomos në klimë, bujqësi
dhe dorë pas dore në të gjitha shkallët e
jetës sonë. Këtë javë në qytetin industrial
polak të Poznanit do të zhvillohet një
takim paraprak i atij të dhjetorit të ardhshëm
në Kopenhagen të Danimarkës.
Diplomatë dhe zyrtarë nga vendet
anëtare të Kombeve të Bashkuara janë
bërë bashkë për të përcaktuar pikat kryesore
të marrëveshjes që do të synohet të
arrihet në Danimarkë. Sigurisht që
parashikohet të jetë shumë e vështirë të
bësh bashkë mendjet, presionet dhe
politikat e ndryshme të 150 vendeve të
ndryshme në lidhje me masat që duhen
marrë njëzëri. Ndoshta kjo do të jetë edhe
marrëveshja më e vështirë që ka parë
bota deri më tani dhe rënia në ujdi për të
është gjithashtu një ndërmarrje shumë
e vështirë jo vetëm diplomatike. Cila do
të jetë detyra e palëve të përfshira në
marrëveshje? Kjo është pyetja e thjeshtë
e njëherazi e vështirë që ndodhet në
thelb të gjithçkaje. Pjesa më e madhe e
tepricës së gazeve të dëmshëm për atmosferën
emetohet nga vendet industrialiste
të zhvilluara të planetit, si Shtetet
e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe
dhe Japonia. Kjo gjatë dy shekujve të
fundit, që nga nisja e periudhës së industrializimit
e veçanërisht gjatë viteve pas
Luftës II Botërore, kur rritja ekonomike
shënoi rritje të jashtëzakonshme. Por
vende në zhvillim, si Kina, India, Indonezia
dhe Brazili, po përjetojnë gjithashtu
një rritje të madhe ekonomike e një industrializim
me hapa gjigandë, çka sjell
si pasojë edhe rritjen e shkallës së
ndotjes së ambientit. Në këto rrethana,
sidomos Kina, mund të shndërrohet
shumë shpejt si emetuesja më e madhe
e dioksidit të karbonit në botë, duke ia
kaluar edhe vetë Shteteve të Bashkuara
të Amerikës. Pra, kush duhet fajësuar për
situatën? Si do të ndahen detyrat dhe angazhimet
që duhet të merren urgjentisht,
pasi ulje e emetimit të gazeve të dëmshëm
do të thotë kosto për ekonominë e
një vendi që më pas përkthehet me ulje
të rritjes ekonomike? A do të mundet Kina
të ulë emetimin e gazeve të dëmshëm
edhe sikur kjo të nënkuptojë uljen e ritmit
të zhvillimit ekonomik? Po Shtetet e
Bashkuara a do ta ndërmarrin një hap të
tillë, sidomos në një moment të tillë financiar,
në të cilin ndodhet vendi? Marrëveshja
e parë botërore klimatike, Protokolli
i Kiotos, i nënshkruar në vitin 1997,
njohu faktin se vende të ndryshme kanë
përgjegjësi të përbashkëta, por në shkallë
të ndryshme ndaj ambientit dhe
sipas kësaj marrëveshjeje disa vende të
industrializuara, si Britania e Madhe dhe
një pjesë e vendeve të Bashkimit Evropian,
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe
Japonia, duhet të nisnin të reduktonin
emetimin e CO2 deri në vitin 2010,
ndërkohë që vendet në zhvillim, si Kina,
duhet të nisnin monitorimin e emetimeve
të tyre. Administrata e Bushit, pavarësisht
se vendi ishte pjesë e marrëveshjes,
vendosi që të dilte prej saj në
vitin 2001, duke mos e konsideruar si të
rëndësishme. Por si mund të kishte vlerë
kjo marrëveshje e për më tepër zbatimi i
saj pa bashkëpunimin e vendit që shkakton
ndotjen më të madhe në botë? Që nga
momenti kur Shtetet e Bashkuara i kthyen
shpinën Kiotos, kjo marrëveshje pati
shumë pak vlerë. Ajo çka pritet të negociohet
në Kopenhagen është një vazhdim
i marrëveshjes së Kiotos dhe tashmë
është shumë e qartë se çfarë mund të
ndodhë për të gjithë nëse kjo marrëveshje
nuk do të konkludohet. Së pari,
vendet kryesore industriale, përfshi
Amerikën, duhet që të bien dakord në
lidhje me një program uljesh drastike të
emetimit të gazeve të dëmshëm. Duhet
të jenë pikërisht këto vende të industrializuara
udhërrëfyeset dhe nismëmarrëset
e masave të tilla, pasi ato janë shkaktaret
më të mëdha të ndotjes. Së dyti,
vendet në zhvillim, nën drejtimin e Kinës,
duhet të bëjnë diçka në lidhje me reduktimin
e emetimeve. Ato nuk mund të
vazhdojnë në të ardhme me metodat e
vjetra. Së treti, vendet e industrializuara
duhet të ndihmojnë financiarisht ato më
pak të zhvilluara për të kompensuar
dëmet që do t‘i vijnë industrisë e si pasojë
ekonomisë, pra shkallës së rritjes
ekonomike nga ulja e emetimit të gazeve.
Së katërti, ndoshta duhet të arrihet një
marrëveshje e veçantë për mbrojtjen e
pyjeve të planetit, të cilat thithin një
pjesë të madhe të dioksidit të karbonit,
duke qenë kështu me plot gojë mushkëritë
e mjedisit. Një marrëveshje e tillë
do të shqyrtohet pas dyerve të mbyllura
në Danimarkë mes njerëzve më të fuqishëm
dhe pragmatistë të planetit.
Edhe protokolli i famshëm i Kiotos u arrit
në të njëjtën mënyrë, në orët e para të
mëngjesit të një takimi të stërzgjatur
pune, sigurisht me dyer të mbyllura në
qytetin japonez, prej nga marrëveshja
merr edhe emrin. Një nga faktorët e
rëndësishëm të arritjes së marrëveshjes
së Kiotos ishte zëvendëspresidenti i
atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, Al Gore, që vazhdon të përfshihet
vrullshëm në çështjet e ambientit
dhe të jetë një zë shumë i rëndësishëm
në mbrojtje të mjedisit. Një tjetër aktor
shumë i rëndësishëm ishte britaniku
Xhon Preskot, zëvendëskryeministër
dhe sekretar mjedisi, por ndoshta personi
më me influencë ishte argjentinasi
Raul Estrada, kryetari i komitetit negociues
që i shpëtoi bisedimet në momentin
kur ato dukeshin se do të dështonin pa
arritjen e një marrëveshjeje. Figura të tilla
të rëndësishme dhe me zë të fuqishëm do
të duhen sërish në Kopenhagen dhe njëra
prej tyre duhet të jetë patjetër kineze, por
mbi të gjitha pritet që të dalë në krye të
punëve Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara
të Amerikës, Barak Obama. Edhe
pse ende jo në detyrë, ai e ka bërë të qartë
tashmë se i konsideron çështjet e mjedisit
dhe veçanërisht atë të ngrohjes globale si
një prioritet të politikës së administratës
së tij në 4 vitet e ardhshme, dhe kjo politikë
do t‘i japë fund njëherë e mirë politikës
së vjetër të Bushit në lidhje me klimën.
Zgjedhja e Obamës ishte si një goditje e
fuqishme rrufeje: ajo ndryshoi dinamikën
e gjërave dhe zgjoi shpresën e realizimit
të gjërave, çka do të thotë se edhe mundësia
e arritjes së një marrëveshjeje në Kopenhagen
është shumë më e madhe tani
se në kohën e Bushit. Nëse Shtetet e Bashkuara
do të vendosin që të marrin një rol
udhëheqësi, atëherë shanset për firmosjen
do të jenë shumë-shumë më të
mëdha. Po këtë javë, vendet e Bashkimit
Evropian po përpiqen që të përfundojnë
paketën e tyre të energjisë dhe klimës,
edhe nëse kjo përpjekje shoqërohet me
disa vështirësi. Paketa është shumë ambicioze
dhe kërkon nga vendet anëtare të
BE-së që 20% të energjisë, deri në vitin
2020, ta sigurojnë nga burime që nuk e
rrisin ndotjen e ambientit dhe po deri në
vitin 2020 këto vende duhet t‘i kenë reduktuar
deri në 20% emetimet e gazeve të
dëmshëm të industrisë.