“Akti normativ, jo kushtetues”
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj në një konferencë për median e ka cilësuar si antikushtetues aktin normativ të qeverisë për rialokim të fondeve në buxhetin e shtetit 2008. Ndryshimi i buxhetit të shtetit me akt normativ është antikushtetues, cenon rëndë menaxhimin e financave publike, cenon transparencën, rrit abuzivitetin dhe korrupsionin” – është shprehur Malaj. Sipas deklaratës së tij, “qeveria ka dështuar 350 ditë të vitit në mbledhjen e të ardhurave dhe kryerjen e investimeve në ekonomi dhe pretendon që në ditët e fundit të vitit të realizohen rreth 150 milionë dollarë shpenzime dhe investime. Kjo sipas Partisë Socialiste, është minimalisht dështim dhe mungesë përgjegjësie dhe maksimalisht veprim korruptiv për të keqpërdorur para buxhetore në projekte korruptive”.