“Rialokim për shtresat në nevojë”
Ministri Ridvan Bode theksoi se ky akt normativ vjen si një masë që balancon efektet që mund t’i vijnë ekonomisë sonë nga kriza botërore. Bode theksoi se akti normativ buron nga kontigjencat e lira për t’u përdorur si dhe nga kursimet. Ai foli për një fond prej 12 miliardë lekësh, që do të përdoret në investime publike dhe theksoi se akti normativ vjen në ndihmë të ekonomisë shqiptare për shtresat në nevojë, për pensionistët, administratën. Sipas tij, gjatë vitit 2008 të ardhurat sipas PBB-së janë rritur me dy pikë. Ndërsa të ardhurat në buxhet në këto 11 muaj të vitit 2008 janë realizuar në masën 97 për qind. Sipas tij, inflacioni në këto 11 muaj llogaritet në masën 2.6 për qind, ndërsa deficiti buxhetor në fund të këtij viti është në masën 5.2 për qind.