Aktivitet fizik intensiv kundër kancerit të gjirit
Një aktivitet fizik intensiv dhe konstant, duket të jetë një faktor mbrojtës për kancerin e gjirit, sidomos për gratë që kanë peshë normale, në periudhën e pas menopauzës. Duket se risku për shfaqjen e sëmundjes ulet deri në 30%. Të paktën kështu pretendohet në një studim amerikan, të realizuar nga shkencëtarët e “National Cancer Institute” i publikuar në revistën “Breast Cancer Research”. Studimi që ka çuar në këtë përfundim ka zgjatur 11 vjet dhe ka përfshirë një grup grash, të cilave u është kërkuar të regjistrojnë cilësinë dhe intensitetin e aktivitetit fizik që ushtronin çdo ditë. Në vlerësimin e tyre, me ushtrim fizik intensiv dhe i lodhshëm, shkencëtarët amerikanë kanë nënkuptuar jo vetëm aktivitete të tilla si: vrapi, ecja e shpejtë, tenisi, aerobia, biçikleta dhe vallëzimet “e shpejta”, por edhe punët e shtëpisë dhe kopshtaria, veçanërisht aktivitete impenjuese si larja e dritareve, prashitja apo prerja e druve. Fillimisht, duke marrë në konsideratë gjithë grupin e grave që ishin në dispozicion, ndërveprimi mes aktivitetit fizik “të rreptë” dhe uljes së riskut për zhvillimin e kancerit të gjirit nuk dukej shumë sinjifikativ. Kur vëmendja e studiuesve u spostua në gratë me peshë normale, kjo lidhje duket është bërë gjithmonë e më dukshme dhe e qartë. Beneficet e marra nga studimi janë paksa të limituara për gratë që kanë kaluar menopauzën, që kanë një peshë ideale dhe bëjnë në mënyrë konstante një aktivitet fizik të lodhshëm dhe shumë energjik. Mund të duket një kufizim, por gjithsesi duket një lajm shumë i mirë.