Gota gjysmë e mbushur
Arben Kashahu
Vetëm 2 ditë nga publikimi i Progres Raportit të Komisionit Evropian publiku i gjerë është “bombarduar” me një numër të pafund “leximesh” apo mënyrash të interpretuari të këtij dokumenti. E ndërsa kjo kakofoni interpretimesh kontribuon për të rritur konfuzionin tek publiku, duket këtë vit e pamundur të minimizoje rëndësinë dhe vetë mesazhin kryesor të Komisionit Evropian që e shikon gotën gjysmë të mbushur për Shqipërinë këtë vit. Këtu vlen të theksohet se nëse përdorim një metodologji krahasuese raporti për Shqipërinë edhe nga euroburokratët në Bruksel vlerësohet si më i miri në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Jo vetëm kaq por nëse i referohemi raporteve të progresit për Bullgarinë dhe Rumaninë pak vite para anëtarësimit të tyre në BE deduktojmë të kemi përftuar një raport dhe rrjedhimisht një certifikim më të mirë nivelit të përmbushjes së kritereve të Kopenhagenit për vendin tonë.
Do të doja të shpjegoj (për ata të cilët kritikojnë pa bërë një lexim cilësor të Raportit dhe aq më pak një analizë krahasimore të konkluzioneve të tij në katër vitet e fundit) se qasja, metodologjia dhe vetë formulimi i këtij dokumenti është mjaft e thelluar dhe nuk mund të absorbohet me lexime të përcipta. Sigurisht, është thuajse utopike të mendosh se mund të ndryshosh “dekorin standard” të debatit që ofrojnë këto tentativa të dëshpëruara, të cilat në fakt nuk munden të pranojnë as të vërtetën që sivjet është lehtësisht e identifikueshme edhe nëpërmjet një leximi të shpejtë dhe jo detyrimisht të thelluar të raportit. Progres raporti i sivjetshëm nënvizon një sërë arritjesh dhe progres të kënaqshëm të Shqipërisë në të tre kriteret e anëtarësimit – politik, ekonomik dhe në lidhje me përmbushjen e standardeve evropiane. Vlen të theksohet se të paktën në dy vitet e fundit Komisioni ka njohur progresin e arritur në fusha dhe problematika, të cilat deri në vitin 2005 as që parashtroheshin në procese të tilla monitoruese. Shqipëria këtë vit në mënyrë spektakolare superoi steriotipin e përballjes me monitorimin nga Brukseli të detyrave të shtëpisë të padenja që nuk kanë asgjë të përbashkët me ritmet e sotshme të progresit.
Sidoqoftë, vullneti dhe angazhimi i strukturave qeveritare në këtë proces edhe sivjet nuk është udhëhequr nga standardet e performancës së para 2005-ës. Si rrjedhojë, edhe sugjerimet apo qoftë edhe kritikat e raporteve të Komisionit Evropian në këto vite bazohen në të tjera standarde, të cilat janë thellësisht të ndryshme nga ato të para 3 viteve dhe sigurisht, më të avancuara se kërkesat e para një viti. Pra, në qoftë se para 2005-ës vendi ynë monitorohej në lidhje me “nivelin e ndikimit të bandave kriminale në ekzistencën e konkurrencës, rritjen ekonomike, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve”, sot standardet e monitorimit të Komisionit përfshijnë tregues që kanë të bëjnë me aftësinë për të përballuar konkurrencën e tregut evropian. Në qoftë para 2005-ës Shqipëria kritikohej në lidhje me korrupsionin në prokurimet publike, kapacitetet skandaloze të doganave, nivelit të ulët të mbledhje së taksave/tatimeve të administratës tatimore etj, në vitin 2008 Komisioni fokusohet në sfidat e reja të revolucionit të sistemit elektronik të prokurimeve publike, në sfidat e performancës së administratës tatimore dhe doganave, në mirë-menaxhimin e niveleve të larta të mbledhjes së taksave etj
Pavarësisht preferencës për të mos u përfshirë në debatet e politikës së ditës, doja te theksoja se vullneti politik që ekziston i përkthyer më pas me angazhime konkrete për tu zbatuar nga administrata publike e vendit tonë duket se janë certifikuar tashmë se kanë gjetur korsinë e duhur në rrugën e zhvillimit dhe integrimit të vendit. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Ndërministror të Integrimit i kryesuar nga Kryeministri dhe në përbërje të tij të gjithë ministrat u theksua se përfundimi i progres raportit 2008 përkon me fillim e angazhimit akoma me aktiv të qeverisë për realizimin e detyrave të deduktuara nga raporti për periudhën e mbetur 2008 dhe në vijim në vitin tjetër 2009. Në një gjuhë më profesionale një moment i tillë për një vend si Shqipëria quhet momentum dhe nuk duhet humbur. Madje duhet vlerësuar lart jo vetëm nga qeveria por nga të gjithë aktorët e shoqërisë sepse vetëm kështu e bën këtë momentum të pakthyeshëm dhe i merr atij një histori suksesi të integrimit të një vendi evropian-dashës në një Bashkim Evropian.
*Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit