Deputetja Meksi “s’di ç’të bëjë”
Deputetët e Partisë Socialiste janë larguar nga mbledhja e Komisionit të Ekonomisë pa përfunduar prezantimi i projektbuxhetit të vitit 2009 nga ministri i Financave, Bode. Pyetjen e parë ndaj ministrit Bode e drejtoi deputeti i PS-së, Erjon Braçe. Por përgjigjja e ministrit duket se ka irrituar deputeten e PS-së, Ermelinda Meksi, e cila tentoi të largohej me arsyen se ministri nuk po i përgjigjej saktë pyetjes. Por teksa bisedoi me deputetin Braçe ndryshoi mendje dhe u ul sërish në vendin e saj. Por situata në mbledhje vazhdoi të ishte e tensionuar. Pas debateve mes deputetit të PS-së dhe ministrit të Financave, Bode, deputetët e PS-së u larguan nga mbledhja e Komisionit të Ekonomisë.