Aktivitet në Ditën e Fqinjësisë
“Dita Evropiane e Fqinjësisë së Mirë” ka mbledhur dje në një aktivitet festiv dhjetëra qytetarë. I organizuar nga Bashkia e Tiranës ai vjen në kuadër të projektit “Të zhvillojmë së bashku kuptimin e vërtetë të komunitetit”.
Ky projekt, i cili realizohet për të tretin vit në qytetin e Tiranës synon të promovojë fqinjësinë dhe bashkëjetesën në komunitet, sipas standardeve evropiane, duke bashkuar të rinj e të vjetër, familje nga treva të ndryshme të Shqipërisë për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin, për të shkëmbyer pikëpamje e për të ndarë eksperienca. Aktiviteti u realizua në lagjen “Ali Demi” për faktin sepse aty ka shumë të ardhur nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, të cilët kanë nevojë për përkujdesje, solidarizim dhe përfshirje në jetën sociale, në mënyrë që të mos të ndihen të izoluar dhe të privuar nga jeta kryeqytetase.